LAJMI I FUNDIT:

Demi: Pensionistët nuk lejohen të aplikojnë në Trust për të tërhequr 10-përqindëshin

Demi: Pensionistët nuk lejohen të aplikojnë në Trust për të tërhequr 10-përqindëshin

Zëdhënësi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, ka thënë për RTV Dukagjinin se dy kategori përjashtohen nga aplikimi në Trust.

“Ata që nuk kanë mjete të kursyera në Trust dhe rrjedhimisht edhe nuk kanë llogari të kursimit përjashtohen nga aplikimi në Trust pasi nuk kanë mjete dhe nuk kanë për çfarë të aplikojnë, dhe pensionistët. Ata që tashmë kanë përfituar nga pensioni, pra u është miratuar pensionimi paraprak. Kjo ndodh pasi që nga momenti që ai kontribuues pensionohet i gjithë bilanci kalon në bankën të cilën ai kryen shërbimet. Andaj edhe pensionistët nuk kanë pse të aplikojnë. Pra këto dy kategori që përjashtohen nga mundësi për të aplikuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Demi ka thënë se po ashtu nuk pranohen aplikimet me llogari të personave tjerë, me llogari bankare të bizneseve.


“Po ashtu nuk mund të aplikohet edhe me llogari bankare të bankave që nuk janë të bankave në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera Jeton Demi.

Mbi 120 mijë aplikime për tërheqjen e 10 përqindëshit, Trusti tregon pse është ndryshuar ueb-faqja
Lexo po ashtu Mbi 120 mijë aplikime për tërheqjen e 10 përqindëshit, Trusti tregon pse është ndryshuar ueb-faqja

Ndryshe Fondi i Kursimeve Pensionale thotë se janë mbi 120 mijë aplikime të përfunduara me sukses vetm tri orë e gjysmë pasi është hapur sistemi./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Ekonomi
Kalo në kategori