Josef Schoenberger janë babë e bir që ndajnë të njëjtin emër, të cilët u mbytën nga një dem i tërbuar, që më pas u soll rreth trupave të tyre për45 minuta dhe nuk  lejonte askënd t’ju afrohej.

Fermeri 60-vjeçar, kishte shkuar të shikonte bagëtinë që kulloste në një zonë rurale në Gleissenberg të Gjermanisë, por nuk është kthyer më, transmeton Telegrafi.


Të shqetësuar me mungesën e të birit, babai 87-vjeçar është nisur bashkë me bashkëshorten për ta kërkuar, por e ka gjetur i njëjti fat. Sapo ka hyrë në një livadh, është sulmuar nga demi që peshon afron 600 kilogramë, shumë pranë trupit të pa jetë, ku ndodhej i birit tij.

Ngjarjen tragjike e ka lajmëruar bashkëshortja, ndërsa policia që është përgjigjur me shpejtësi, nuk mund t’i merrte trupat, andaj u detyrua ta qëllonte kafshën.

Njohësit e bagëtive, besojnë se demi është frikësuar nga prania e tyre, pasi i ka pasur viçat në afërsi dhe nuk donte që askush të hynte në territorin e tij. /Telegrafi/

Demi foto 2

Demi foto 3

Demi foto 4

Demi foto 5