LAJMI I FUNDIT:

Dëmi material i shkaktuar nga “E Majta” në Kuvend kap shifrat e 9.500 eurove

Dëmi material i shkaktuar nga “E Majta” në Kuvend kap shifrat e 9.500 eurove

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në Briffing me gazetarët ka komentuar sjelljen agresive të kryetarit dhe deputetit të “Të Majtës”, Dimitar Apasiev, i cili shkaktoi dhe dëme materiale në foltoren e kuvendit, dhe hapësirën përreth.

“Ka procedura juridike për çdo veprim. Dëmi që është bërë duhet të kompensohet. Dëmin e kompenson ai që e ka bërë. Sipas ligjit, ne jemi të punësuar këtu. Përderisa jemi në marrëdhënie pune, vlejnë rregullat e ligjit, vlen procedura për kompensim material, nuk mund ti ikim.

Nëse nuk paguan ka procedura ligjore, të cilave nuk mund të iu ikë. Gjithcka që është dëmtuar, është regjistruar”, deklaroi Xhaferi.


Sipas Xhaferit dëmi i shkaktuar nga Apasiev kap vlerën e rreth 9.500 eurove.

Kujtojmë se deputetët e “Të Majtës” me 20 nëntor kanë dëmtuar pjesët elektronike në Kuvend dhe hedhën amendamentet drejt nënkryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Deputetët e “Të Majtës” demolojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Deputetët e “Të Majtës” demolojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Lajme
Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Lajme
Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Politikë
Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

Lajme
Kalo në kategori