Demi Lovato duket sensacionale teksa shijoi një takim romantik me bashkëshortin e saj, Jordan “Jutes” Lutes, gjatë një feste Krishtlindjesh në Hollywood të dielën.

Këngëtarja 33-vjeçare shfaqi humbjen e jashtëzakonshme të peshës prej 23 kilogramësh me një fustan të kuq elegant me xixa, me dekolte të thellë dhe korse transparente, duke kompletuar pamjen me taka prej plexiguri dhe një çantë elegante.


Jutes, 34 vjeç, dukej gjithashtu elegant me kostum të zi dhe këmishë të bardhë. Çifti u martua në maj të këtij viti në një ceremoni luksoze, ku Demi veshi dy fustane Vivienne Westwood, ndërsa Paris Hilton shërbeu si DJ në festën pas ceremonies, shkruan DailyMail.

Lovato nuk ka zbuluar nëse ka përdorur Ozempic për humbjen e peshës, por peshën e saj thuhet se e ka ulur nga 81 kg në 58 kg këtë vit.

Ajo ka theksuar se procesi ka qenë i shëndetshëm dhe ndihmës: “Kalova shumë mirë duke punuar për dokumentarin Child Star. Por gjithashtu bëra përpjekje për veten time që të dal nga ajo përvojë me një ndryshim të prekshëm që shpresoj të inspirojë të tjerët”.

Demi ka përjetuar xhirimin e dokumentarit si një proces terapeutik, duke reflektuar mbi famën e fëmijës dhe karrierën e saj në industrinë e argëtimit.

Ajo e ka quajtur këtë përvojë vërtet shëruese dhe ka treguar se i ka ndihmuar të kujdeset më mirë për veten dhe të përqendrohet në kauza sociale, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në industrinë e argëtimit. /Telegrafi/