Demi Lovato mahnit me fustan bardh e zi në festën e lançimit të videoklipit të ri

Demi Lovato ka tërhequr vëmendjen në Los Angeles, ku mori pjesë në festën e lançimit të videoklipit të saj më të ri, “Here All Night”.
33-vjeçarja u shfaq me një fustan të shkurtër elegant në ngjyrë të zezë, të zbukuruar me një dekolte bardh e zi me dantella, që theksonte linjat e saj.
Pamjen e kompletoi me çorape të zeza dhe taka të larta me majë, duke u vlerësuar për stilin e saj të sofistikuar, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hiteve dukej e gëzuar dhe plot energji ndërsa pozoi me miqtë dhe familjen në këtë event të veçantë.
Mes të ftuarve ishin emra të njohur si Coco Mocoe, Tayshia Adams, Trisha Paytas, Oscar Gracey dhe Adela Jergova. Ky publikim shënon këngën e dytë të albumit të saj të nëntë në studio, pas “Fast”.

Transformimi i Demit ka marrë shumë duartrokitje nga fansat, të cilët e cilësojnë këtë si “epokën më të mirë” të saj deri më sot.
Pas betejave personale me varësinë dhe sfidave të tjera që ajo ka përballuar në të kaluarën, ndjekësit thonë se këngëtarja duket “më e lumtur dhe më e shëndetshme se kurrë”.

Shumë prej tyre e kanë quajtur rikthimin e saj në skenë emocionues dhe frymëzues.
Këngëtarja e “Cool for the Summer”, e martuar që nga maji me muzikantin Jordan Lutes, vazhdon të jetë një nga figurat më të forta të skenës muzikore, duke treguar se pavarësisht pengesave, ajo është rikthyer më e fuqishme se kurrë.
“Here All Night” pritet të bëhet një tjetër sukses në repertorin e saj, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën dhe jetën e saj personale. /Telegrafi/

















































