Demi Lovato nuk ka fshehur dashurinë e saj për partnerin, duke thënë shumë herë se ai është inspiruar. Por, kjo nuk do të thotë se ata janë fejuar.

Këngëtarja dhe aktorja nxiti spekulime të shumta kur publikoi një fotografi ku shihej qartë një unazë me shkrimin: “Kurrë nuk kam qenë më e lumtur në jetën time, jam e lumtur për këtë moment që po e jetoj”.


Këto nxitën spekulime se ajo mund të jetë fejuar me Valderraman, por zëdhënësit kanë mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ajo mund të jetë në dashuri, por jo edhe e fejuar. /Telegrafi/