Kosova ka shpenzuar mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për ta mbajtur këtë çmim të ulët, sipas të dhënave të publikuara nga Atlas Institute dhe OECD (2025).

Megjithatë, analiza tregon se pjesa më e madhe e kësaj ndihme nuk përfitohet nga familjet e varfra, por nga ato që nuk kanë nevojë për të.


“Kur thonë që rryma tek ne është e lirë, dijeni që çmimin real të rrymës janë duke e pagu shtresat më të varfëra", tha Agron Demit nga Atlas Institute.

Të dhënat kryesore (2018–2023)

Kosova ka shpenzuar gjithsej 2.2 miliardë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë përmes çmimeve të ulëta.

Mbështetja fiskale dhe kreditore ka arritur në 608 milionë euro, prej tyre:

574 milionë euro mbështetje fiskale

33 milionë euro mbështetje kreditore

Kujt i shkoi ndihma?

Vetëm 9.2% e subvencionimit të fshehur përfitohet nga familjet më të varfra.

Pjesa dërrmuese (mbi 90%) përfitohet nga familjet më të pasura dhe bizneset, për shkak se tarifat ishin të njëjta për të gjithë.

Krahasimi rajonal – Mbështetja publike për energji (% e PBB-së)

Shteti Subvencione të fshehura Mbështetje direkte buxhetore

Kosova 4.6% 2.2%
Serbia 1.4% 1.0%
Maqedonia e Veriut 2.4% 0.6%
Shqipëria 2.2% 0.6%
Bosnja dhe Hercegovina 2.2% 0.1%
Mali i Zi 1.2% 0.1%

Raporti nënvizon se kjo qasje e subvencionimit të përgjithshëm, në vend të ndihmës së synuar për kategoritë në nevojë, thellon pabarazitë sociale dhe financiare.

Në vend që të ndihmohen ata që realisht nuk mund të përballojnë faturat e energjisë, politika e tarifave të rregulluara i ka përfshirë të gjithë – duke përfituar më së shumti ata që mund të paguanin vetë.

"Burimi: Atlas Institute & OECD, 2025 Të dhënat janë marrë nga analizat për periudhën 2018–2023"./Telegrafi/