LAJMI I FUNDIT:

Dëmet e luftës ‘tejkalojnë’ fuqinë e gjykatave kosovare

Dëmet e luftës ‘tejkalojnë’ fuqinë e gjykatave kosovare

Ndonëse jemi në përfundim të dekadës së dytë qëkur ka përfunduar lufta në Kosovë, plagët e kësaj lufte akoma vazhdojnë të jenë të hapura. Krimet e bëra nga Serbia kanë qenë të shumta, përveç humbjeve të mëdha në njerëz, qytetarët e Kosovës kanë pësuar edhe dëme të shumta materiale.

Ndërkaq, viktimat e këtyre dëmeve që nga përfundimi i luftës janë duke u orvatur sa një njërën e sa në tjetrën gjykatë të vendit për t’i dorëzuar paditë e tyre ndaj qytetarëve dhe shtetit serb, duke kërkuar kompensim e dëmeve të cilat atyre u janë shkaktuar, shkruan “Zëri”.


Mirëpo, të gjitha paditë e dorëzuara në gjykatat e vendit nuk po shqyrtohen, kjo për arsye se në bazë të disa vendimeve, të cilat i ka siguruar gazeta, gjykatat në Kosovë nuk janë kompetente për të vendosur për kompensimin e dëmeve të luftës.

Jahir Bejta, kryetar i shoqatës “Ngritja e zërit”, i ka thënë gazetës se në të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë janë dorëzuar mbi 1 mijë padi të cilat kërkojnë rimbursim të dëmeve të shkaktuara gjatë luftës nga njësitë militare dhe paramilitare të Serbisë.

Sipas Bejtës, gjykatat themelore duke u thirre në jokompetencën territoriale të vet, pa shqyrtim hedhin kërkesat lëndore të paditësve, ndërkaq Gjykata e Apelit i refuzon ankesat e paditësve dhe vërteton aktvendimet e gjykatave themelore. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori