Mousa Dembele raportohet se ka gjetur një thesar në vlerë prej një milion dollarësh në një hotel.

Mesfushori i Totenham Hotspurs po qëndron në hotelin e njohur De Gulde Schoen të Antwerpenit të belgjikës.


E gjitha filloi kur lojtari 30-vjeçar ka marrë një arkeologë për të kontrolluar ndërtesën 700-vjeçare përpara se të fillonte riparimin.

hotel

Mediat angleze shkruajnë se ka gjetur një porcelan të çmuar të shekullit të XVIII-të, i cili ka p vlerën prej një milion dollarë.

Megjithatë këtë e ka mohuar një burim i afërt me futbollistin duke hedhur poshtë shkrimet.

“Kjo ndërtesë ka qenë tavenë dhe hotel i klasit të lartë në të kaluarën”, ka thënë burimi për “The Sun”.

Dembele ndërkohë nuk e ka aspak mendjen te kjo histori, por te sfida e nesërme ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/

telegrafi sport app