LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni me Malin e Zi, shtatë vjet nga ujdia e kontestuar

Demarkacioni me Malin e Zi, shtatë vjet nga ujdia e kontestuar

Më 26 gusht të viti 2015, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ai i punëve të Brendshme Skender Hyseni, vendosën firmën e tyre në ujdinë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Këtë vit demarkacioni me Malin e Zi ka shënuar shtatë vjetorin.

Shtatë vjet më parë, dy ministra të qeverisë së Kosovës nënshkruan një marrëveshje shumë të rëndësishme në Vjenë.


Më 26 gusht të viti 2015, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ai i punëve të Brendshme Skender Hyseni, vendosën firmën e tyre në ujdinë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ky nënshkrim dhe ai për asociacionin shkaktuan trazira në Kosovë nën arsyetimin se u humbën 8 mijë hektarë tokë, ndërsa në Kuvendin e Kosovës u përdor edhe gaz lotsjellës.

Aty po kundërshtohej ratifikimi i kësaj marrëveshje, ndërsa rezistenca kundër miratimit të saj që kërkonte dy të tretat e votave zgjati tre vjet.

Ujdia mes Prishtinës e Podgoricës, arriti të ratifikohej në Parlament tek pas një marrëveshjeje tjetër formale mes ish presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit malazias, Milo Gjukanoviq, ndërsa në Prishtinë postin e kryeministrit e kishte marrë Ramush Haradinaj, kundërshtari më i ashpër i demarkacionit.

Por, ndonëse kanë kaluar katër vjet nga ajo kohë, asnjë hap nuk është bërë në drejtim të rishikimit të kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Nga ajo kohë, në Prishtinë janë ndërruar tre kryeministra mirëpo veprime konkrete asnjëherë nuk janë bërë.

Madje veprime të tilla nuk janë parë as nën qeverisjen e Albin Kurtit, që poashtu ka qenë ndër kundërshtarët e fortë të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Për këtë temë Kurti kishte folur para katër muajsh e ku kishte thënë se po e pret inaugurimin e qeverisë së Dritan Abazoviqit, që tashmë është rrëzuar.

Të heshtur Qeveria e Kosovës kanë qëndruar edhe në pyetet që Radio Televizioni Dukagjini ua ka adresuar.

Ndërkohë, ish-anëtari i Komisioni shtetëror për shënjimin e vijës kufitare Hamit Basholli thotë se rishikimi duhet të ndodhë patjetër veçse sipas tij asgjë nuk mund të bëhet pa gatishmërinë e të dyja palëve.

“Një kufi kërkon dy palët, qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës besoj pret rishqyrtim të vijë kufitare, gjegjësisht segmenteve të cilat ne i kemi potencuar në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, të cilat janë përcaktuar keq, por për këtë duhet pajtimi edhe i qeverisë së Malit të Zi. Duhet të gjendet një momentum politik që i bashkon dy palët në mënyrë që të rishqyrtohet vija kufitare”, deklaroi Basholli.

Nga ana tjetër ish deputeti i Vetëvendosjes Ali Lajçi vazhdon të mbajë qëndrimin se territori i Kosovës është humbur nga kjo marrëveshje.

“Demarkimi është quajt demarkim dhe duhej të ishte demarkim. Faktikisht është bërë delimitimi që do të thotë është bërë një vijë e re kufitare, por jo demarkimi, ne rutinisht i themi demarkim. Ky ishte një projekt që e ka rrudhur territorin e Kosovës edhe ashtu të rrudhur me program kombëtar e ç’është më keq e ka rrudhur me vetëdije dhe disa presione të rrejshme”, deklaroi Lajçi.

Pak muaj më parë, tashmë ish-kryeministri malazez Dritan Abazoviq pati deklaruar se puna e demarkacionit është e mbyllur dhe nuk është më debat në Mal të Zi.

Por, në po të njëjtën periudhë kohore presidenti Milo Gjukanoviq përmes një deklarate ka lënë të hapur mundësinë e korrigjimit të kufijve./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori