Ndërsa presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se bisedimet për çështjen e demarkacionit nuk kanë të bëjë me datë të njohës së Kosovës nga ana e Maqedonisë. Ai ka shtuar se ky është një proces i përbashkët i të dyja vendeve dhe ka shtuar se pret të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sejdiu ka deklaruar se çështja e demarkacionit nuk do të nxjerr tensione politike. Sipas Sejdiut komisionet punuese do të punojnë si komisione të dy shteteve fqinje edhe pse Maqedonia nuk e ka njohur ende vendin tonë.

Këto deklarata janë bërë pas takimit të katërt të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, që është mbajtur të hënën në Prishtinë – kur është cilësuar si i paligjshëm edhe themelimi i kuvendit paralel serb në veri të Kosovës. /KTV/