Deputeti i AAK-së dhe ish anëtari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria për fryrje të listave të veteranëve.
Demaliaj në një intervistë për televizion publik, ka thënë se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale.
Ai ka thënë se aktakuzë zyrtare për listën e veteranëve nuk ka marrë asnjëherë.
“Familja ime ka pasur një presion të madh për këtë çështje. Nërsa dje familjes sime i është bërë ofendimi më i madh që i është bërë ndonjëherë”, tha ai.
“Ofendimi i familjes sime është bërë nga një kriminel që është zgjedhur nga Prokuroria Speciale. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç. Ai nëse babën tim e ka akuzua, babën e vet e ka kudër. Ai është biri kudrës, biri babës vet”, ka thënë Demaliaj, përcjell Telegrafi.
Deputeti i AAK-së ka thënë se ka kaluar momente të vështira dhe se ka pasur presione edhe nga familja se mos ai është në të vërtet i përfshirë në fryrjen e listave të veteranëve.
“Familja ime ka dyshua tek unë. Njerëzit më kanë shikuar me dyshim, madje edhe familja ime më kanë thënë mos ka diçka të vërtet. Dje më kanë thirrur vëllezërit dhe u kam thënë se ju nuk e keni babën veteran, ju nuk jeni veteran edhe ua kam mbyllur telefonin”, deklaroi Demaliaj pas publikimit të disa listave ku babai i tij është përfshirë si “veteran i rrejshëm”.
Demaliaj ka thënë se ka dashur të dërgojë një person të Blakaj për të kërkuar sqarim pse e ka vendosur babain e tij në listën e veteranëve të rrejshëm, pasi sipas tij vëllezërit i ka ende gjallë dhe ata mund të dëshmojnë vet.
“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, tha ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Minçev-Rokas: Pakoja e re reformuese do ta përfundojë procesin e transformimit strategjik të administratës publike

Xhambaski kritikon Jovevan: Ajo i urren bullgarët, ndërsa babai i saj është me prejardhje bullgare

Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol

Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Zhbllokim procesi? Haxhiu thotë se Kurti do të takohet me Limajn

Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Deputetja e PDK-së reagon me letra në Kuvend: Zanin tonë nuk mundeni me ndal

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë