LAJMI I FUNDIT:

Demaku: Fushatën në Drenas e dëmtuan ministrat e PDK-së (Video)

Demaku: Fushatën në Drenas e dëmtuan ministrat e PDK-së (Video)

Zbarkimi i komplet Qeverisë në Drenas në fushatën zgjedhore për kryetar të Komunës ka qenë i tepërt madje edhe i dëmshëm për fushtën dhe vetë kandidatët. Kështu ka vlerësuar ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku.

“Ardhja e ministrave që nuk njohin nga afër problemet e qytetarëvë të Drenasit ka qenë i panevojshëm dhe jo i duhur”, tha Demaku, në emisionin “Republika” të Tribuna Channel.


Ai ka thënë se këto zgjedhje do ishin fituar vetë nga dega në Drenas dhe pa prezencën e gjithë ministrave.

Madje Demaku ka shtuar se edhe prezenca e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nuk ishte e nevojshme, ai ka thënë se do të ishte e mjaftueshme që ai të vinte vetëm ne hapje dhe në mbyllje të fushatës.