LAJMI I FUNDIT:

DeLorean zbulon pak për konceptin makinës së saj tërësisht elektrike

DeLorean zbulon pak për konceptin makinës së saj tërësisht elektrike

Prodhuesi i makinave, DeLorean shpërndau një imazh të freskët dhe ofroi një datë debutimi të një koncepti automjeti tërësisht elektrik që synon t’i japë jetë të re markës së saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, koncepti i ardhshëm EV është përpjekja më e fundit e Stephen Wynne, që zotëron emrin DeLorean dhe furnizon pjesë për rreth 6,000 automjetet e mbetura, për të ringjallur markën. Wynne bashkëpunoi me disa drejtues të Teksasit, të cilët kohët e fundit ishin të lidhur me Karma Automative. CEO i DeLorean Motors Company, Joost de Vries, ka punuar më parë në Karma.


Imazhi ngacmues tregon pak nga automjeti, veçanërisht shpatullën e majtë dhe dritën mbrapa të makinës konceptuale. Nuk dihet shumë më tepër, por nëse DeLorean ndjek rrugën e pothuajse çdo prodhuesi tjetër të automjeteve, mund të presim që të vijnë shumë më tepër imazhe.

Koncepti i ri EV, do të debutojë në muajin gusht gjatë Javës së Makinave Monterey, tha kompania të hënën.

Së bashku me lansimin, DeLorean do të shpallë edhe emrin zyrtar të automjetit. Koncepti DeLorean EV do të shpaloset më 21 gusht. /Telegrafi/