LAJMI I FUNDIT:

Dellçevë, rritet numri i sëmundjeve të sulmit në zemër dhe tru

Dellçevë, rritet numri i sëmundjeve të sulmit në zemër dhe tru

Rritet numri i sëmundjeve të sulmeve të zemrës dhe trurit në Dellçevë dhe mosha e pacientëve varion nga 45 deri në 60 vjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është deklaruar nga Dr. Goce Stoimenovski, udhëheqëse e shërbimit mjekësor emergjent në Dellçevë, duke shtuar se në maj shëndetësi patologjike kulmoi te pacientët dhe vetëm në Shërbimin mjekësor emergjent në Dellçevë ka pasur 500 kontrolle dhe 42 pacientë me gjendje kritike janë transportuar me Ndihmë të shpejtë në qendrat spitalore të afërta në Shtip dhe Shkup.


Arsyeja për këtë patologji akute të sistemit kardiovaskular vërehet në ndryshimet e mëdha të temperaturës, temperatura të ulëta dhe të mesme, dhe marrjes së terapive të parregulltë dhe të ushqyerit jo të shëndetshëm.

‘Pacientët duhet tu përmbahen terapive që ata marrin. Kjo vlen veçanërisht për sëmundjet kronike, të kenë kujdes nga dieta, të mos hidhet shumë kripë dhe në çdo ankesë shëndetësore të kontaktojnë mjekun amë’, tha Stoimenovski. /Telegrafi/