LAJMI I FUNDIT:

Deliu përgëzon Policinë e Kosovës për aksionin në veri

Deliu përgëzon Policinë e Kosovës për aksionin në veri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Bleta Deliu ka thënë se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës dëshmon përkushtimin e institucioneve për të vendosur rend dhe ligj në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Deliu ka përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për profesionalizmin e treguar.

Ajo u ka uruar shërim të shpejtë policëve të plagosur gjatë aksionit.


Tutje deputetja ka theksuar se lufta e pa kompromis ndaj krimit te organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit duhet të ketë mbështetjen e fuqishme te institucioneve për të siguruar barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit. Ajo ka thënë se aksioni  si ky i sotmi duhet ta vazhdojnë në gjithë Kosovën në mënyrë që të kthejnë besimin e qytetarëve në Institucionet e vendit. /Telegrafi/

E gjitha ajo që ndodhi në veri të Kosovës: