LAJMI I FUNDIT:

Deliu kritikon krerët e shtetit për vizitën me xhipa në Drenicë: Albin Kurti dikur “Ata kanë xhipa, ne kemi libra”

Deliu kritikon krerët e shtetit për vizitën me xhipa në Drenicë: Albin Kurti dikur “Ata kanë xhipa, ne kemi libra”

Të mërkurën është shënuar përvjetori i masakrës së Izbicës në Skenderaj.

Reklama

Për të përkujtuar të rënët, në Skenderaj shkuan edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani bashkë me zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Në lidhje me këtë vizitë ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Deputetja opozitare ka kritikuar krerët e shtetit në lidhje me eskortën e tyre gjatë vizitës në Drenicë, përkatësisht Izbicë.

“Albin Kurti dikur “Ata kanë xhipa, ne kemi libra””, ka shkruar deputetja e PDK-së në Facebook, shoqëruar me një foto të eskortës së krerëve të shtetit.

“Ndërkohë, sot kur Drenica përkujtonte “Masakrën e dhimbshme të Izbicës”, me 147 të vrarë, burra, gra dhe fëmijë, kështu dukej konvoji i xhipave të zi, i pushtetit të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit…”, ka vijuar Blerta Deliu.

Osmani e Kurti: Masakra e Izbicës, dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
Lexo po ashtu Osmani e Kurti: Masakra e Izbicës, dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Ndryshe gjatë një fjalimi në vitin 2013, Kurti i kishte kritikuar qeveritarët e asaj kohe edhe për veturat e përdorura.

“Ata shpenzojnë. Ne do të investojmë.
Ata janë përfaqësimi formal me vendimmarrje informale. Ne jemi pjesëmarrja përmbajtjesore me vendimmarrje demokratike.
Ata kanë xhipa. Ne duam trotuare.
Ata kanë vëllezër e kushërinj. Ne kemi shoqe dhe shokë.
Ata kanë gurthyes. Ne kemi libra.
Ata duan heshtje. Ne jemi zëri.
Ata kanë parti që ngecin. Ne jemi lëvizja që ecën.
Ata duan të frikësojnë. Ne gjithmonë guxojmë”, deklaronte Kurti.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë sot homazhe në 24 vjetorin e Masakrës së Izbicës.

Osmani dhe Kurti theksuan se Masakra e Izbicës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Lajme
Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

Lajme
“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Lajme
Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Lajme
Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

Lajme
Escobar: Kryetarët dhe policia të largohen nga objektet komunale, urgjentisht të nisin diskutimet për Asociacionin

Escobar: Kryetarët dhe policia të largohen nga objektet komunale, urgjentisht të nisin diskutimet për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori