LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i BE-së në Maqedoni: Të respektohen liritë e mediave dhe të drejtat e autorit

Delegacioni i BE-së në Maqedoni: Të respektohen liritë e mediave dhe të drejtat e autorit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup sot përmes një deklarate informoi për rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe mediave, si dhe rëndësinë e qasjes në informacion për të gjithë qytetarët, pas zhvillimeve të fundit midis Asociacionit të Mediave të Maqedonisë dhe Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit, pasi që operatorët kabllorë njoftuan ndërprerjen e ritransmetimit të kanaleve televizive si reagim të ndryshimeve në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe detyrimet e të drejtave të autorit.

Nga delegacioni i BE-së i kërkuan Qeverisë, operatorëve kabllorë dhe televizioneve së bashku me organin rregullator të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme reciprokisht për respektimin e këtyre parimeve, për të punuar të gjithë operatorët komercial, si dhe për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Ata janë të gatshëm, siç thuhet në deklaratë, që të ofrojnë ndihmë teknike shtesë për të forcuar kornizën ligjore dhe për të vendosur rregulla për të gjithë në sektorin e mediave.


“Në lidhje me zhvillimeve ndërmjet Asociacionit të Mediave të Maqedonisë dhe Asociacionit për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i vetëdijshëm për situatën dhe po ndjek me vëmendje zhvillimet. Delegacioni i BE-së kujton rëndësinë e lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe rëndësinë e qasjes në informacion për të gjithë qytetarët”, thuhet në deklaratë.

Nga delegacioni i BE-së shtojnë se ata janë të gatshëm të ofrojnë asistencë teknike shtesë për të forcuar kornizën ligjore dhe për të siguruar një sërë rregullash gjithëpërfshirëse dhe konsistente për të gjithë palët e interesuara në sektorin e mediave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori