LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan gjatë takimit me Konjufcën zotohen se do të vazhdojnë mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Delegacioni i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan gjatë takimit me Konjufcën zotohen se do të vazhdojnë mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (KPA), në përbërje të kryetarit Bruno Ceka, drejtorit Martin Vulaj, dhe anëtarëve Genc Mulliqi, Gëzim Rushiti e Vullnet Dervishi.

Anëtarët e delegacionit të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan e përgëzuan Konjufcën për detyrën e re.

Po ashtu ata e njoftuan të parin e Kuvendit lidhur me aktivitetet e deritashme të KPA-së dhe planet për të ardhmen, si dhe u zotuan se do të vazhdojnë dhe mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, krahas angazhimit për realizimin e aspiratave kombëtare shqiptare në tërësi.

Konjufca shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën Kongresi Panshqiptar Amerikan dhe përgjithësisht mërgata jonë në ShBA.

“Aleanca strategjike me ShBA-të është fat i madh për Kosovën dhe kombin shqiptar. Marrëdhëniet speciale të shtetit tonë me Amerikën i forcon dhe iu jep kuptim edhe më domethënës komuniteti shqiptaro-amerikan. Aktivitetet dhe avokimi juaj janë të domosdoshme dhe të një rëndësie të veçantë për Kosovën, prandaj ato duhet t’i harmonizojmë rreth një platforme sa më unike”, theksoi ndër të tjera, Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori