LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Të gjitha kompanitë në Kosovë të ndjekin shembullin e Coca-Cola-s

Delawie: Të gjitha kompanitë në Kosovë të ndjekin shembullin e Coca-Cola-s

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, tha se të gjitha kompanitë në Kosovë duhet të ndjekin shembullin e Coca-Cola-s, për mbështetjen e të rinjve përmes përgjegjësisë koorporative shoqërore.

Ambasadori amerikan këtë deklaratë e bëri me rastin e certifikimit të 150 të rinjve që kanë marrë pjesë në programin “Coca-Cola përkrah Rininë”, organizuar nga kompania Coca-Cola HBC Kosova, i cili ka për qëllim t’u ofrojë të rinjve mundësi të zhvillojnë aftësitë personale dhe profesionale.


Ai e vlerësoi lart këtë projekt, duke thënë se SHBA mbështesin projekte të tilla si këto.

“SHBA-të me të vërtet i çmojnë shumë dhe në mënyrë aktive i promovojnë të gjitha veprimtaritë e pshk-së. Ato nxisin  risi si dhe kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e bashkësive. Më vjen shumë mirë që po i shoh përpjekjet e Coca-Colas për t’ia shpalosur  të mirat komunitetit këtu dhe kanë sjellë këtë projekt i cili mbështet komitetin në tërë Kosovën. Si i tillë është i pari në këtë vend. Gjithashtu i inkurajoj edhe bizneset tjera që të ndjekin rrugën e saj. Përgjegjësia shoqërore koorporative jo vetëm që nxisin komunitetet ku ato veprojnë, por ato janë të mira edhe për bizneset”, tha Delawie derisa falënderoi Coca-Cola që ka mundësuar një projekt të tillë, raporton KP.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Coca-Cola ka fituar çmimin e Departamentit të Shtetit Amerikan dy herë, pikërisht për shkak të realizimit të përgjegjësisë koorporative shoqërore.

Edhe zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, e quajti këtë aktivitet të veçantë dhe të nevojshëm për rininë e Kosovës. Ai tha se ky program ka pasur qysh në fillim përkrahjen e MASHT.

Ndërsa nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli,  duke folur për rëndësinë e këtij projekti, ofroi përkrahjen e komunës për të gjitha kompanitë të cilat përkrahin të rinjtë.

Neritan Tira, drejtor ekzekutiv i Coca-Cola HBC Kosova, tha se ky projekt në vete përmban një mision fisnik, që sipas tij është mundësia për krijimin e lidhjeve mes punëdhënësve dhe të rinjve që janë certifikuar nga ky projekt.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për ne si kompani dhe për këta të rinj sepse sot më shumë se kurrë ndihen të gatshëm të përballen me atë realitet i cili ka qenë një udhëkryq i rëndësishëm për të gjithë në një moment të jetës, ky udhëkryq është kalimi mga bankat shkollës në tregun e punës”, tha ai.

“Coca-Cola përkrah Rininë” është programi më i ri i kompanisë Coca-Cola HBC Kosova, program i cili iu ofron të rinjve mundësi të zhvillojnë aftësitë personale dhe profesionale.

Përmes trajnimeve treditore, programi ka për qëllim të ndihmojë në aftësimin e të rinjve për tregun e punës dhe vetëpunësim.

Të gjithë të rinjtë e moshës 18 deri 30 vjeç të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë duke studiuar, mund të bëhen pjesë e këtij programi. Pesë punëtoritë e para janë mbajtur gjatë muajve prill dhe maj në Prishtinë, ndërsa punëtoritë e dyta do të mbahen në tetor dhe nëntor./kp/Telegrafi/