Del në shitje një shtëpi e pazakontë në Ohio - ajo i ngjason apartamentit të famshëm të "Friends"

Një shtëpi e pazakontë e listuar për shitje në Ohio po tërheq vëmendjen në internet pasi u postuan fotografi që tregojnë dekorin e përpiktë të shtëpisë të frymëzuar nga seriali “Friends”.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia me tre dhoma dhe një banjë në Dayton u rinovua plotësisht dhe u dekorua për t’u dukur si apartamenti ikonë i Monica Geller nga sitcom-i i NBC, Friends.
Çdo dhomë e shtëpisë është e lyer në mënyrë që t’i ngjajë objektit nga shfaqja, duke përfshirë kuzhinën me mure tullash.
Shtëpia është e listuar për 135 mijë dollarë. Ajo ofrohet gjithashtu për qira afatshkurtra në Airbnb. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































