Në një shtëpi ankandesh në Hong Kong të Kinës, do të dalë në shitje diamanti 59-karatësh, që është më i madhi i përpunuar ndonjëherë.

Për të dizajnuar si duhet këtë guri të çmuar, është punuar në mënyrë intensive për 20 muajve, shkaku i strukturës së fortë që ka, transmeton Telegrafi.


Del në shitje diamanti më i madh i përpunuar ndonjëherë foto 2 Diamanti i rrallë me 59 karatë

E veçantë është edhe ngjyra rozë natyrale, që vështirë mund të gjendet.

Mirëpo, për të blerë unazën me gurin e rrallë, duhet një pasuri e tërë, meqenëse çmimi fillestar është 60 milionë dollarë.

Del në shitje diamanti më i madh i përpunuar ndonjëherë foto 3 Çmimi fillestar është 60 milionë dollarë

Diamanti që për herë të parë është prezantuar në Monako më 2003, është shitur para tre vitesh, por blerësi e ka refuzuar shkaku i çmimit të lartë.

Del në shitje diamanti më i madh i përpunuar ndonjëherë foto 4 Më i madhi që është përpunuar ndonjëherë

Kjo nuk pritet të ndodhë edhe më 4 prill, kur do të zhvillohet ankandi, pasi është paralajmëruar një numër i madh i pasanikëve që kanë dëshirë ta kenë në pronësi. /Telegrafi/