LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje Chevrolet Cruze, ky element do ta bënte shumë më të mirë (Video)

Del në shitje Chevrolet Cruze, ky element do ta bënte shumë më të mirë (Video)

Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë vitit të kaluar në Detroit të Shteteve të Bashkuara, në fillim të vitit ka dalë në shitje modeli Cruze 2017.

Ky automobil sportiv dhe mjaftë luksoz, ofron komoditet të lartë, ndërsa është shumë i qëndrueshëm, transmeton Telegrafi.


Me çmim prej afro 27 mijë dollarëve, ky Chevrolet është konkurrent me Volkswagen Golf, Ford Focus dhe Mazda 3.

Megjithatë, ka diçka që i mungon dhe sikur të ndryshohej, do të ishte shumë më i mirë.

Vetura me 1.6-litra që ka 153 kuajfuqi, po konsiderohet si shumë e ngathtë, andaj është konsideruar ndryshimi me motorin e Cruze 2018, që është 2.0-lira dhe është shumë më i shpejtë.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni nga afër këtë automobil që tashmë është lansuar. /Telegrafi/