LAJMI I FUNDIT:

Del në ankand Ferrari F40 në pronësi të ish-kampionit të F1, Alain Prost

Del në ankand Ferrari F40 në pronësi të ish-kampionit të F1, Alain Prost

Ferrari F40 padyshim se është një veturat sportive më ikonike, jo vetëm në Ferrari, por në të gjithë historinë e automobilistikes. Një model i caktuar, me numrin e shasisë 83249, ka një histori edhe më të ndritur pasi është F40-shi i parë ndonjëherë nën pronësinë e Alain Prost.

Si kampion i trefishtë i Formula Një, Prost ishte në kulmin e karrierës së tij kur i kishte marrë çelësat e veturës në momentin kur ai u bë pjesë e ekipit si shofer i Scuderia Ferrari në vitin 1990. Dhe tani e keni shansin që ta keni atë nën pronësinë tuaj, pasi që F40-shi në fjalë do të dalë në ankand gjatë këtij muaji.


Numri i shasisë 83249 mbetet sot në gjendje të jashtëzakonshme. Prost e mori makinën në fund të vitit 1989, por ai kurrë nuk e përdori atë, duke e shitur atë menjëherë pas kësaj. Pronari i ri i veturës, Graham de Zille, bëri kilometra të tëra me F40-shin në fjalë, duke e vozitur atë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe madje duke e paraqitur atë në një artikull të revistës që festonte 50 vjetorin e Ferrarit, raporton Motor1, përcjell Telegrafi.

Ky Ferrari F40 ka ndërruar pronar disa herë gjatë viteve, por gjithmonë është mirëmbajtur me kujdes dhe mbetet në gjendje të jashtëzakonshme. Madje i është dhënë certifikimi Ferrari Classiche, që do të thotë se ruan të gjithë përbërësit e tij origjinalë, duke përfshirë motorin, kutinë e marsheve dhe karrocerinë.

Vlen të përmendet se vetura sportive Rosso Corsa është aktualisht në Francë. Qeskat e karburantit u zëvendësuan gjatë një servisimi në mars 2019 në Ferrari Lyon dhe mbeten të vlefshme deri në shtator të vitit 2028. Sa i përket gomave, ato janë aktualisht 10 vjeç, megjithëse ofertuesi i ardhshëm fitues i makinës do të marrë një grup gomash të datës 2018.

Pavarësisht se është më shumë se 30 vjet e vjetër dhe me më pak se 4,600 kilometra të kaluar, ky F40 është ende një kryevepër e inxhinierisë së automobilave. Motori i tij i fuqishëm V8 pretendohet të jetë po aq mbresëlënës sot sikurse edhe ishte në kohën kur vetura ishte ndërtuar për herë të parë. Fakti që dikur ishte në pronësi të një prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e Formula 1 vetëm e shton joshjen e tij.

Një tjetër Ferrari F40 i cili doli në ankand në fillim të këtij viti, arriti shifrën prej 2.15 milionë dollarëve, kështu që nuk do të jetë aspak befasi nëse F40-shi i Prost do të ketë një ofertë më të lartë. Ajo do të dalë në ankand nga data 10 deri me 12 maj 2023, me ofertën e parashikuar për të arritur në 3.3 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Auto
Volvo

Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën

Auto
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Auto
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Auto
Kalo në kategori