LAJMI I FUNDIT:

Dekriminalizimi i sistemit përmes reformave në gjyqësorin e Maqedonisë

Dekriminalizimi i sistemit përmes reformave në gjyqësorin e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë ka hartuar një strategji për reforma në gjyqësor, si një nga segmentet më të kritikuara në vend për shkak të politizimit, partizimit dhe mungesës së profesionalizimit.

Reformat në sistemin e drejtësisë në Maqedoni pritet të përfshijnë të gjitha segmentet e gjyqësorit, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në këtë fushë. Po ashtu, reformat mendohet se do të kthejnë edhe besimin e qytetarëve në drejtësinë vendase.


Kështu vlerësojnë drejtuesit e grupit punues për hartimin e strategjisë për reforma në gjyqësor, i cili po përballet me kritika të shumta, njofton REL.

“Kjo, para së gjithash ka të bëjë me zgjedhjen, vlerësimin, shkarkimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve publik që duhet të bëhet në bazë të kritereve objektive dhe meritore të kandidatëve”.

“Gjithashtu, ka të bëjë me përmirësim të kushteve për punë të gjyqtarëve dhe punonjësve administrativ dhe eliminimin e keqpërdorimeve të mundshme elektronike gjatë ndarjes së lëndëve”, thotë Ana Pavllovska Daneva, kryetare e grupit të punës që ishte ngritur menjëherë pas formimit të Qeverisë, tre muaj më parë.

Ajo thotë se pa ngritjen e cilësisë së punonjësve në gjyqësor, pastaj pa respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe përmirësimin e kushteve, vështirë se mund të ketë ngritje në cilësi të sistemit të drejtësisë.

Veç kësaj, ndryshimet parashohin risi edhe në punën e Prokurorisë Speciale që të mund të ndjekin politikanë të tanishëm dhe të ardhshëm.

Grupi punues i ekspertëve që i definon ndryshimet, propozon që Prokuroria Speciale të mund të hetojë korrupsionin e profilit të lartë në kuadër të Prokurorisë së rregullt.

“Çështja tjetër ka të bëjë me ngritjen e kualitetit të institucioneve që përbëjnë sistemin e drejtësisë, profesionalizimin e Këshillit Gjyqësor, aplikimin e trajnimeve të obligueshme për avokatët si dhe zbatimin e përpiktë të vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”.

“Kemi paraparë edhe përmirësimin e mënyrës së dhënies së provimeve për gjyqtarë, prokurorë, avokatë, të notareve, përmbaruesve e personave tjerë të kyçur në sistemin e drejtësisë”, thekson Daneva.

Ekspertët juridikë, nga ana tjetër, thonë se reforma janë të mirëseardhura, por pa rezultate konkrete në ndjekjen e krimeve të bëra, vështirë se mund të ketë kthim të besimit të qytetarëve në gjyqësor.

Një pjesë e ndryshimeve ligjore të parapara me Strategjinë për reforma në gjyqësor duhet të miratohen me shumicën e dy të tretave, që mund të jetë pengesë për shumicën parlamentare. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se do të zhvillojnë konsultime edhe me opozitën për përfshirjen edhe të saj në këtë proces.

“Ne, për çështjet sistematike obligohemi që të vendosim dialog me opozitën, por edhe me të gjitha faktorët e tjerë që janë të përfshirë në çështjet e drejtësisë. Këtë e bëjmë për të mirën e shtetit dhe besojmë se ata do të tregojnë vullnet të mirë për gjetjen e zgjidhjeve sa më kualitative. Strategjia është e planifikuar për pesë vjet, por kjo nuk nënkupton se gjatë kësaj periudhe ajo nuk do të evoluojë”, deklaron ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji.

Ndikimet politike në gjyqësor janë zbuluar nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve që nxori në sipërfaqe përfshirjen e drejtuesve të shumë gjykatave në fshehjen apo mos procedimin e shumë lëndëve korruptive, ndërsa janë dëgjuar edhe punësimet e bëra me rekomandime të partive në pushtet.

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori