LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet prokurori që liroi në procedurë të rregullt Sokol Halilin për armëmbajtje pa leje

Deklarohet prokurori që liroi në procedurë të rregullt Sokol Halilin për armëmbajtje pa leje

Gjatë ditës së sotme është raportuar nga kallxo.com se prokurori Rasim Maloku kishte liruar në procedurë të rregullt Sokol Halilin, vrasësin e 35-vjeçares shtatzënë mbrëmë në oborrin e QKUK-së.

Reklama

Këtij të fundit në fund të muajit korrik i ishte bastisur shtëpia dhe gjatë kontrollit i ishin gjetur dy armë, një pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gaz.

Maloku ka deklaruar se nuk e di se në çfarë rrethana është liruar Haili, teksa ka shtuar se duhet ta shikoj lëndën që posedon prokuroria.

“Unë sot tërë ditën kam qenë në intervistim të pandehururve në rastin Brezovica edhe përveç lajmeve që kam dëgjuar përmes mjeteve të informimit. Për besë as që nuk e di se si ka ndodhur rasti edhe në çfarë rrethana është liruar dhe zhvillu kjo procedurë. Deri sa nuk e kam landën, s’kam çka të ju them”, tha ai në RTV Dukagjini.

“Ne nuk e dimë se çka ndodhë dhe çdo rast qartësohet nga rrethanat konkrete dhe thuajse asnjë rast nuk shkon në ndalim për armë të gjuetisë dhe armë me gaz. Nuk i di rrethanat si ka ndodhë pa e pa rastin ma detalisht, deklaratat edhe të ndjerës edhe të pandehurit”, shtoi ai.

Prokuroi Maloku shtoi se do t’i bartë të gjitha përgjegjësitë për rastin në fjalë.

“Unë do ta shikoj rastin si ka ndodhë dhe nëse është nevoja të gjitha përgjegjësitë, ato jam në gjendje me i bartë. Ne nuk mund të parandiejmë se çka do të ndodhë në secilin rast konkret. Edhe na zakonisht kemi kritika të vazhdueshme për caktimin e masave të paraburgimit”, tha Maloku.

“Nëse ka pas lëshime jam në gjendje të jap çfarëdolloj përgjegjësie para çdo institucione. Asgjë s’është bërë me asnjë tendencë apo intervenim. Por rrethanat se si kanë ndodhë duhet me pa komplet rastin se si është zhvillu”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Komunat
Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në "Defender 23", pasoja e parë për Kosovën

Lajme
“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

Lajme
Janjiq: Serbia duhet ta ndalojë në Kosovë lojën e trashëguar nga periudha e Millosheviqit

Janjiq: Serbia duhet ta ndalojë në Kosovë lojën e trashëguar nga periudha e Millosheviqit

Lajme
Hovenier: SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës

Hovenier: SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës

Lajme
Reagon LDK: Moskoordinimi i Kurtit me aleatët, i rrezikshëm e me pasoja afatgjata për Kosovën

Reagon LDK: Moskoordinimi i Kurtit me aleatët, i rrezikshëm e me pasoja afatgjata për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori