LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn

Musli Rexhepi, i cili akuzohet se tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhje në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, është deklaruar i pafajshëm në seancën dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Blerim Igrishta, i akuzuari u deklarua i pafajshëm, raporton “Betimi për Drejtësi“.


Deklarimin e të akuzuarit e mbështeti edhe mbrojtësi i tij, avokati Tomë Gashi.

Në këto rrethana, gjykatësja e çështjes Naime Krasniqi-Jashanica e njoftoi të akuzuarin për të drejtën e tij në kërkesë  për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në afat prej 30 ditësh.

Pas kësaj, prokurori Igrishta propozoi që ndaj të njëjtit të caktohet masa e paraburgimit dhe atë bazuar në nenin 187, par.1, nënpar 1.1 dhe 1.2.

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj gjyshit që "tentoi të sulmoj" Rrahman Jasharajn
Lexo po ashtu Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj gjyshit që "tentoi të sulmoj" Rrahman Jasharajn

“Konsiderojmë se është plotësuar ky kusht ligjor duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, si dhe peshën e kësaj vepre penale, e po ashtu faktin ku dihet se tani i akuzuari pasi kishte shkuar në shkollën e lartcekur dhe ishte futur në ambientet ku po mbahej greva seriozisht e ka kanosur të dëmtuarin dhe të njëjtin ka tentuar që ta sulmojë, por se është ndalur nga të pranishmit”, tha prokurori.

Tutje, ai theksoi se konsiderojnë që i akuzuari mund ta përfundojë veprën e tentuar ose mund të përsërisë të ngjashme.

Sipas prokurorit Igrishta, janë analizuar edhe masa të tjera, por që konsiderojnë se janë masa të pamjaftueshme, andaj i propozoi gjykatës që të akuzuarit t’ia caktojë masën e paraburgimit.

Ndryshe, paraprakisht,  zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, se aktakuza ndaj Rexhepit u ngrit me kërkesë për caktimin e paraburgimit.

“Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuze me kërkese për caktim te masës se paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak te veprës penale “Cenimi i të drejtës në greve”, duke e deleguar në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori