LAJMI I FUNDIT:

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për shpërndarjen e narkotikëve në Burgun e Dubravës

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për shpërndarjen e narkotikëve në Burgun e Dubravës

Të pafajshëm janë deklaruar të pandehurit Valon Sadiku, Albion Sadiku dhe Valmira Muja-Sadiku, të cilët nga Prokuroria e Pejës po ngarkohen për shpërndarjen e narkotikut në Burgun e Dubravës.

Prokuroria  pretendon se  bashkëshortja e të pandehurit Valon, e akuzuara Valmira Muja-Sadiku dhe vëllau i tij Albion Sadiku, kishin bërë organizimin për t’ia dërguar në burg të Dubravës narkotikun të pandehurit Valon, i cili gjendet në vuajtje të dënimit.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Lumturije Vuqetaj, të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për akuzën që i vihen në barrë.

“Nuk mund të pranoj fajësinë sepse e kam patur për konsum personal dhe jo për ta shpërndarë në burg”, tha i akuzuari Valon.

Kurse pandehura Valmira shtoi se ajo nuk e kishte ditur se kishte patur drogë në jaknen të cilën ia kishte dërguar të pandehurit Valon në burgun e Dubravës.

“Nuk e pranoj fajësinë siç është përshkruar në aktakuzë”, tha i akuzuari tjetër Albion.

Duke qenë se Prokuroria e Pejës nuk kishte propozuar ndonjë dëshmitar të saj, gjykimi vazhdoj me ndëgjimin e dëshmitarit të propozuar nga mbrojtësi i të pandehurës Valmira, Haki Mavraj.

Dëshmitari Sabri Hamiti rrëfeu para trupit gjykues, se në ditën kritike në cilësinë e taksistit, i kishte dërguar në burgun e Dubravës të pandehurën Valmira dhe Albion, pasi ky i fundit e kishte kontaktuar.

Dëshmitari shtoi se të pandehurit në veturë kishin patur qese,  mirëpo pa ditur se çfarë kishte në atë qese.

“Kanë patur këse me veti por se di se çka kanë pas se nuk i kishte lënë me hyp në kerr”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se derisa kishte bërë transportimin e tyre për në Dubravë, të pandehurit nuk kishin biseduar për substanca narkotike.

Pas ndëgjimit të këtij dëshmitari, seanca u ndërpre për të vazhduar më 4 mars 2022, duke qenë se të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kërkuan kohë për të përgaditur mbrojtjen gjatë deklarimit të tyre.

Ndryshe, Valon Sadiku, Albion Sadiku dhe Valmire Muja Sadiku po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge”, raporton betimiperdrejtesi.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë thuhet se me 11 qershor 2020, rreth orës 10:20, brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës, të akuzuari në bashkëveprim kanë shpërndarë substanca narkotike të llojit Marihuanë, në peshë prej 1.88 gram.

Kjo, sipas prokurorisë, pasi që i akuzuari Valon i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e lartcekur, ka porositur të akuzuarin Albion përmes telefonit që gjatë vizitës t’ia sjellin narkotikun.

Pasi që i akuzuari Albion e kishte siguruar narkotikun, bashkë me të akuzuarën Valmire e kanë organizuar mënyrën e dërgimit tek i akuzuari Valon, ashtu që të njëjtën e ka vendosur në paketim të mbështjella me platmas dhe e ka fshehur në një xhaketë me ngjyrë të kuqe. Sipas prokurorisë, e akuzuara kishte shkuar për të vizituar të akuzuarin Valon, me ç`rast në xhaketën e lartcekur ishte gjetur narkotikë e llojit mariuhanë në peshë prej 1.88 gramë.

Me çka ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2 lidhur me nenin 31 dhe me nenin 275  par.1 pika 1.8, për të cilën parashihet dënimi me burgim prej 3 vite deri 15 vite burgim.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori