LAJMI I FUNDIT:

Deklarimi shokues i Kanye West: Jam përpjekur të ndahem nga Kim Kardashian qe dy vite

Deklarimi shokues i Kanye West: Jam përpjekur të ndahem nga Kim Kardashian qe dy vite
Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Kanye West ka bërë një rrëfim sensacional duke deklaruar se ka tentuar të shkurorëzohet nga Kim Kardashian prej se ajo ishte takuar me reperin Meek Mill në një hotel.

Në shpërthimin e tij në rrjetet sociale, 43-vjeçari ka thënë se bashkëshortja e tij kishte insistuar të takohej me Meek Mill për të folur lidhur me reformat e burgjeve, ndërsa e ka kritikuar nënën e saj, Kris Jenner, duke e etiketuar si ‘Kris Jong-Un’

Njëherësh, ka thënë se gruaja dhe vjehrra e tij kishin tentuar ta shtrinin në spital pas kandidimit të tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Daily Mail.


(Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Kanye e kishte shpallur kandidaturën e tij më 4 korrik, mirëpo nuk ka zhvilluar një fushatë të duhur presidenciale për zgjedhjet aktuale, ndërkohë që ka mbetur e paqartë nëse kjo është një parapërgatitje që ai të kandidojë fuqishëm në vitin 2024.

Shpërtheu në të qara gjatë rrëfimit për abortin e vajzës, Kim tenton ta dërgojë Kanye te një mjek
Lexo po ashtu Shpërtheu në të qara gjatë rrëfimit për abortin e vajzës, Kim tenton ta dërgojë Kanye te një mjek

Duke e akuzuar Kimin dhe nënën e saj për përpjekjet për ta izoluar në spital, ai ka rrëfyer njëherësh se ylli televiziv kishte dashur ta abortonte vajzën e tyre, North, e cila tash është shtatëvjeçare.

Sidoqoftë, ai i ka fshirë të gjitha postimet që i ka bërë për Kardashian brenda një ore pas publikimit. Megjithatë, tashmë është e qartë se raportet e West me gruan dhe familjen e saj nuk janë të mira. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori