LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë e përbashkët BE-SHBA: E papranueshme dhuna ndaj civilëve, gazetarëve e autoriteteve në veri të Kosovës

Deklaratë e përbashkët BE-SHBA: E papranueshme dhuna ndaj civilëve, gazetarëve e autoriteteve në veri të Kosovës

Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor pas takimit të përfaqësuesit të lartë Josep Borrell dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Referuar tensioneve në veri të Kosovës, përmes kësaj deklarata ata e kanë cilësuar si të papranueshme dhunën ndaj civilëve, gazetarëve, policisë e autoriteteve të tjera.


Ata mbështesin Kosovën në angazhimet për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

“Mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar dhe ritheksojmë që dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policëve e autoriteteve tjera është e papranueshme”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Po ashtu, dialogun mes Kosovës e Serbisë, ndërmjetësuar nga BE-ja e cilësojnë si mekanizëm kyç për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Theksojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, që është mekanizmi kyç për të adresuar normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës”, thuhet tutje në këtë deklaratë.

Ata inkurajojnë të dy vendet që të angazhohen për shtensionim të situatës.

“Pas tensioneve të javëve të fundit në veri të Kosovës, inkurajojmë të dy palët që të angazhohen vazhdimisht në shtensionimin e situatës dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori