Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar se gjatë afatit kalimtar të verës, Manchester City shprehu interes për mbrojtësin yll, Jules Kounde, por klubi katalanas refuzoi menjëherë çdo ofertë.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, Deco konfirmoi se Man City pyeti nëse Kounde ishte i disponueshëm në treg, por Barcelona ia bëri të qartë se francezi nuk ishte për shitje.


“Manchester City na pyetën nëse Jules Kounde ishte në shitje… dhe përgjigjja ishte jo, nuk pati asnjë ofertë zyrtare apo negociata”, ka thënë Deco.

Kounde, i cili pritet të arrijë ndeshjen e tij të 150-të me Barcelonën në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, ka qenë një lojtar kyç si në mbrojtje ashtu edhe në fazën sulmuese për katalanasit.

Ndryshe, Kounde u transferua te Barcelona nga Sevilla në verën e vitit 2022 për një shifër prej 50 milionë eurosh, teksa vlera e tij tani vlerësohet të jetë 65 milionë euro./Telegrafi/

telegrafi sport app