Deklarata e fortë e Klopp pas largimit të Xabi Alonsos

Jurgen Klopp, drejtori i futbollit global te Red Bull GmbH dhe ish-trajneri i Liverpoolit, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me një rol trajneri te Real Madridi, pas largimit të Xabi Alonsos.
“Para së gjithash, kjo tregon se diçka nuk po shkon mirë atje në këtë moment,” ka thënë Klopp.

“Nëse Xabi Alonso, i cili gjatë dy viteve të fundit te Leverkusen ka treguar se është një talent i jashtëzakonshëm në drejtimin e ekipeve, dhe kjo mund të thuhet për moshën dhe përvojën e tij, largohet nga Madridi vetëm gjashtë muaj më vonë, kjo tregon shumë”.
“Nga njëra anë, tregon se sot nuk ka më kohë për të ndërtuar, nga ana tjetër, pritshmëritë te Real Madridi janë jashtëzakonisht të larta”.

Klopp theksoi gjithashtu presionin e momentit.
“Të marrësh një vendim të tillë menjëherë pas humbjes në finalen e Kupës ndaj Barcelonës flet shumë. Ne tashmë kishim dëgjuar disa spekulime, por kjo nuk ka lidhje aspak me mua, dhe as nuk ka nxitur asgjë nga ana ime”.
“Isha i befasuar, po, vërtet i befasuar. Pastaj disa njerëz më shkruan dhe unë iu përgjigja me disa emoji”, përfundoi Alonso me humor. /Telegrafi/




















































