LAJMI I FUNDIT:

Deklarata bombë e ekipit të Alexei Navalnyt: U vra në prag të shkëmbimit me një të burgosur rus

Deklarata bombë e ekipit të Alexei Navalnyt: U vra në prag të shkëmbimit me një të burgosur rus

Një video nga ekipi i Alexei Navalny pretendon se politikani i opozitës ruse u vra qëllimisht me urdhër të presidentit Vladimir Putin në prag të një shkëmbimi të burgosurish që do ta lironte atë në këmbim të një vrasësi të FSB-së të burgosur në Gjermani.

Sipas Politico, përcjell Telegrafi, në një video në YouTube të publikuar të hënën me titull “Pse Putin e vrau Navalny tani?” aleatja e ngushtë e politikanit të opozitës, Maria Pevchikh tha se pas muajsh lobimi për një shkëmbim të të burgosurve që përfshin Navalny, “në pranverën e vitit të kaluar, plani ynë u miratua”.


“Navalny duhej të ishte i lirë në ditët në vijim sepse kishim marrë një vendim për shkëmbimin e tij”, tha ajo.

Një i burgosur përshkruan 'rrëmujën misterioze' një natë para se të raportohej vdekja e Alexei Navalny
Lexo po ashtu Një i burgosur përshkruan 'rrëmujën misterioze' një natë para se të raportohej vdekja e Alexei Navalny

Pevchikh shtoi se miliarderi rus Roman Abramovich kishte vepruar si një ndërlidhës personal midis zyrtarëve perëndimorë dhe Putinit në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

Megjithatë, Politico shkruan se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Pevchikh.

Pevchikh tha se marrëveshja përfshinte Vadim Krasikov, një agjent i FSB-së i burgosur në Gjermani për vrasjen e një ish-komandant çeçen në vitin 2019, dhe “dy shtetas amerikanë”.

Pevchikh shtoi se ajo kishte marrë konfirmimin vonë më 15 shkurt se një shkëmbim i tillë do të ndodhte, por besonte se Putini më pas ndryshoi mendje.

“Është absolutisht e palogjikshme, irracionale, është sjellje e një mafiozi të çmendur. Por çështja është se Putini është çmendur nga urrejtja për Navalny”, tha ajo.

Putini promovon oficerin e lartë i cili “ishte personalisht përgjegjës për torturat në burg të Navalnyt”
Lexo po ashtu Putini promovon oficerin e lartë i cili “ishte personalisht përgjegjës për torturat në burg të Navalnyt”

Kremlini nuk komentoi menjëherë mbi akuzat e ekipit të Navalny.

Më 16 shkurt, një ditë pasi Pevchikh pretendoi se kishte marrë konfirmimin se marrëveshja ishte “në fazat e saj përfundimtare”, Navalny u raportua se u rrëzua dhe vdiq pas një shëtitje në burgun ku mbahej në veri të rrethit Arktik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori