Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Universitetin e Mitrovicës, Hakif Zeqiri, e pranoi se ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, por që sipas tij kjo nuk ka pasur asnjë ndikim në emërimin e Zonjës së Parë të Kosovës, Lumnije Thaçi, në pozitën e prodekanes.
Ai madje ka shkuar aq larg sa ka thënë se e ka lutur gruan e presidentit të marrë këtë pozitë pasi nuk kishte kush ta merrte.
Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh prodekane për financa me propozimin e dekanit, Hakif Zeqiri.
Zeqiri ka rrëfyer procesin e përzgjedhjes së Thaçit si bashkëpunëtore të tij brenda Fakultetit, proces ky i cili sipas tij është në kompetencë të plotë të dekanit.
“Është kompetencë e dekanit t’i zgjedhë bashkëpunëtorët e vet. Në fillim nuk kam mundur t’i zgjedh sepse kam pasur mungesë të stafit. Pas një viti pune kam ftuar zonjën Thaçi në zyrë dhe i kam ofruar vendin e punës. Ka thënë për momentin nuk mundem. I kam thënë mendo.. Nuk kam kënd tjetër ta vendos”, tha Zeqiri, për Kallxo.com
Ai po ashtu bëri të ditur se ka qenë anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila më parë udhëhiqej nga tani presidenti, Hashim Thaçi, mirëpo sipas tij në asnjë procedurë të përzgjedhjes nuk ka pasur ndikime nga politika apo të tjera.
Për dekanin që është anëtar i partisë së që drejtohej nga Thaçi, Zonja e Parë nuk duhet të diskriminohet.
”Unë jam profesor dhe duhet ta them atë çfarë është. Kam qenë anëtar i Partisë Demokratike dhe jam anëtar i Partisë Demokratike por ndikim nuk ka pasur. Tash unë jam dekan dhe aktivitetet politike i kam të ndërprera, nuk guxoj të jem edhe udhëheqës dhe të merrem me politikë por unë me kënaqësinë më të madhe merrem me politikë”, tha Zeqiri.
Portali ka kontaktuar edhe me vetë profesoreshën Thaçi, e cila duke mos dashur të flasë para kamerës po ashtu theksoi se fakti që është Zonja e Parë nuk ka ndikuar në asnjë proces të avancimit të saj në karrierë.
Disa studentë që ndjekin ligjëratat e Thaçit e vlerësuan lartë atë si mësimdhënëse dhe reaguan ndaj një aksioni protestues që ishte mbajtur ditë më parë kundër emërimit të saj si prodekane dhe që sipas tyre nuk kanë qenë të organizuara nga studentë të atij fakulteti.
Studenti Florian Salihu ka fjalë të mira për ligjëratat e Thaçit në lëndët ekonomike.
“Ne si studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Ekonomike jemi të kënaqur sa i përket ligjëratave dhe ligjërimit të profesoreshës Lumnije Thaçi”, tha ai.
Lorika Kodraliu, një tjetër studente, konsideron se politika nuk duhet të përzihet në universitet në asnjë formë.
“Përveç faktit se jemi në një institucion arsimor apolitik nuk besoj që ka vend për politizime… Ne e dimë që është Zonja e Parë dhe është bashkëshortja e presidentit të Kosovës nuk do të thotë atë ta bëjmë më të veçuar se të tjerët. Unë do të kisha vlerësuar si një profesoreshë shumë të përkushtuar në punë”, tha Kodraliu.
Në anën tjetër, studenti Lavdim Hyseni, protestën e së shtunës e cilësoi politike.
“Nuk i përkrahim ato protesta që janë bërë kundër profesoreshës Lumnije Thaçi sepse për shkak se këta studentë nuk i përkasin Fakultetit tonë, ajo protestë ka mundur të jetë edhe politike”, tha Hyseni.
Lumnije Thaçi në vitin 2016 mori titullin Doktor Shkence në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City