Kërkuesit pretendojnë se kanë zbuluar një formë për të hyrë më thellë në arsyet që shkaktojnë deja vu-në dhe po kryejnë eksperimente të reja për të shpjeguar fenomenin
Deja vu është besimi se keni përjetuar diçka edhe më parë, megjithëse nuk ka asnjë mënyrë që kjo gjë të ketë ndodhur. Fraza déjà vu vjen nga frëngjishtja dhe nënkupton “tashmë e kam parë”.
Por ne dimë shumë pak rreth kësaj ndjesie. Është deja vu provë e një jete të shkuar, një eksperiencë jashtë trupit ose thjesht një ndjesi e reaksioneve të trurit?
Kërkuesit që studiojnë këtë fushë të trurit votojnë për të fundit, ndërsa po kërkojnë të zbulojnë arsyet e kësaj ndodhie.
Kush e përjeton deja vu-në? Rreth dy e treta e njerëzve përjetojnë deja vu të paktën një herë në jetë, thonë ekspertët. Ndërsa nuk ka ndryshim në gjini kur vjen puna për fenomenin, mosha duket se ndikon. Episodet e deja vu-së ulen ndjeshëm te të rriturit.
Në fakt, shumica e raporteve vijnë nga njerëz të moshës 15 deri në 25 vjeç, duke çuar te dyshimi nëse deja vu-ja lidhet me zhvillimin e trurit. Ne tani e dimë se truri nuk është plotësisht i formuar deri të paktën në moshën 25 vjeç, ndoshta edhe më vonë.
Deja vu është gjithashtu e zakonshme te njerëzit me arsim më të lartë dhe te klasa socioekonomike dhe ata që shohin më shumë filma ose udhëtojnë më shpesh.
Nëse deja vu është te njohja e bazuar te gjërat që duken familjare, ka një lloj logjike te këto statistika: udhëtimi është më i përhapur te ata me të ardhura të larta dhe ky udhëtim ofron më shumë mundësi për të parë vende të reja që mund të nxisin një lloj familjariteti, veçanërisht nëse ato vendndodhje mund të jenë shfaqur në një skenë filmi të parë më herët.
“Kujtesa nuk është perfekte. Ne thjesht nuk ia dalim të kujtojmë gjithçka që kemi hasur çdo ditë”, shpjegoi kërkuesja e deja vu-së, Anne Cleary. “Megjithatë, thjesht se diçka nuk ju kujtohet, nuk do të thotë se nuk është ende në kujtesën tuaj diku; shpesh ajo është, por nuk ia dilni të keni akses tek ajo. Këto lloj kujtimesh mund të nxiten nga ndjesia e familjaritetit që mendohet se shkakton deja vu-në”, thotë ajo.
Kërkimet gjithashtu tregojnë se deja vu ka më shumë gjasa të ndodhë, nëse një person është nën presion ose në gjendje dobësie. Ndoshta, kur jeni të lodhur, të stresuar apo të shpërqendruar, mund të kujtoni një pjesë të një eventi, aq sa për të nxitur një ndjesi familjariteti.
Një studim zbuloi se ata që kujtojnë shpesh ëndrrat, duket se përjetojnë më shumë deja vu. Ëndrrat janë të famshme për të qenët shumë pak besnike ndaj realitetit. Shtoji këtyre edhe sistemin tashmë jokorrekt të kujtesës, dhe mund të shihni se këto fillojnë të bashkëpunojnë për të krijuar ndjesinë e familjaritetit, të diçkaje që ndoshta e keni ëndërruar, ose diçka e tillë.
Ka në fakt një term për deja vu-në e ëndrrave: deja reve, që në frëngjisht do të thotë “e ëndërruar më parë”. Rreth 86 për qind e studentëve të marrë në intervistë si pjesë e një studimi, kanë raportuar se kanë rijetuar ngjarje që i kujtonin si ëndrra. Studiuesja Cleary tha se ajo beson se kjo mund të ndodhë kur ëndërroni për diçka që e keni përjetuar më parë, por më vonë, kujtoni vetëm ëndrrën dhe jo ngjarjen vetë.
Shpjegimi i deja vu-së
Meqenëse përjetimi i një deja vu-je është i paparashikueshëm, ka qenë vështirë për t’u studiuar. Kjo është arsyeja përse kërkuesit janë të përqendruar te truri i pacientëve në një formë të caktuar epilepsie: veçanërisht, ata që shpesh përjetojnë deja vu-në gjatë gjendjes që i kaplon përpara krizave.
Cleary, një psikologe konjitive e Universitetit Shtetëror të Kolorados, po përdor teknologjinë e sotme për të rikrijuar eksperiencën e deja vu-së. Ajo ka krijuar një fshat virtual 3D që e quan “Deja Ville”, bazuar në lojën e famshme Sims 2 dhe po e përdor atë për të eksploruar konceptin e familjaritetit si rregullimi i objekteve brenda një skene.
“Për çdo skenë origjinale të krijuar, ne krijuam një skenë tjetër të ndryshme, që do të shërbejë si një krahasim i eksperiencës së njerëzve që u përdorën në studim. Ajo zbuloi duke përdorur një model 3D, se deja vu-ja mund të parashikohet disi për shkak të efekteve që krijohen në tru”.
A mund të kuptojmë arsyet e deja vu-së? Truri ynë mund të kenë një mënyrë sinjalizimi për atë që është në një farë mënyre e rëndësishme për të, duke na treguar se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje kujtesës sonë dhe ta përdorim atë për situatat e së ardhmes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën