Në verën e këtij viti një 30 vjeçar shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova kishte bërë një garë me policinë në mes të qytetit Arau.
Ai e kishte vozitur makinën në gjendje të dehur. 30 vjeçari kur e pa se po e ndiqte policia voziti edhe më shpejtë duke injoruar edhe dritën e kuqe.
Madje policia konstatoi se ai ishte dehur shumë dhe pas matjeve doli se ai kishte pirë 1.74 promila. Në ikje e sipër ai u përplas me veturën e tij të tipit “Audi A5” me një mercedes dhe më pas edhe për rrethojat e një shtëpie. Personi i kodifikuar me emrin “Blerim”, shpëtoi pa ndonjë lëndim, raporton Aargauer Zeitung.
Sipas kësaj gazete “Blerimi”, kishte edhe vepra të tjera, duke drejtuar veturën edhe me drogë. 30 vjeçari e pranuar veprën por pa dhënë detaje. Gjykata konfirmon se ai ka filluar të binte ndesh me ligjin që nga viti 2007.
“Blerimi” në deklaratën e tij kishte thënë se me alkool kishte dashur t’i harroj problemet. Gjykata e Qarkut e Aaraut e ka dënuar atë me burg efektiv prej 18 muajsh. Masa më e rëndë e organeve të drejtësisë është ajo për dëbimin e tij nga Zvicra.
Ai duhet të braktisë vendin, pa leje për të hyrë sërish edhe në tri vitet në vijim. 30 vjeçari është dënuar edhe me dënim me para dhe me gjobë prej gjithsej tetë mijë frangash.
Në arsyetimin e trupit gjykues për vendimin për dëbim thuhet se ai ka rreth familjar në Kosovë dhe e njeh gjuhën. Kjo sipas gjykatës e bën kthimin e tij më të lehtë. Veç kësaj, shanset për punë të bashkëshortes së tij janë më të mira në Kosovë se në Zvicër.
Ndëkaq avokati i tij ka kërkuar që të mos dëbohet klienti i tij. Kjo, me argumentimin se ai ishte i integruar mirë në Zvicër. Blerimi kishte ardhur këtu para 20 vitesh, si fëmijë 10 vjeçar.
Gjithë kohën prejse ka arritur moshën madhore, ai ka punuar ndonëse ka ndërruar shpesh vendet e punës./Albinfo.ch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë