LAJMI I FUNDIT:

Dehja – stërvitja për t’u çmendur

Dehja – stërvitja për t’u çmendur

Nëse i referohemi përkufizimit klasik të drogave, del se alkooli është i së njëjtës familje. Ai është një agjent i destinuar për të dhënë efektet psikike e që mbart rrezikun e abuzimit, të varësisë, të tolerancës e të tjera karakteristika të drogave. Atëherë pse përdoret?

Dr. Lekë Sokoli
Sociolog

Në një farë kuptimi alkooli është një “agjent sociologjik”. Ai fiton një vlerë të rëndësishme nga pikëpamja e marrëdhënieve shoqërore. Dhe, siç theksonte Samuel Johnson, “nëpërmjet grykës së shishes i mjeruari gjen lumturinë, i turpshmi kurajon, i dëshpëruari shpresën”.


Pra alkooli konsiderohet si një ‘art’ për të larguar përkohësisht shqetësimet, ankthet, streset e jetës së përditshme. Çështja është se ai dobëson mekanizmat frenuese të trurit, ato që kontrollojnë pikërisht sjelljen e njeriut. Edhe dozat e vogla të tij shkaktojnë ndryshime të dukshme në saktësinë e gjykimit dhe në shpejtësinë e reagimeve. Dozat më të larta sjellin ndryshime thelbësore në mënyrën e sjelljes.

Në vija të përgjithshme efektet e alkoolit jepen më poshtë:

Sasia e konsumit në një gotë alkool. Sasia e alkoolit në gjak mg/l. Rezultatet.

Deri në një gotë 0 – 50 Ndjenjë kënaqësie dhe qetësie
1.5 50 Dobësim i pengesave sociale. Zhdukja e turpit
3 100 Mungesa e koherencës në mendim. Vështirësi në artikulacion.
6 200 Dehje por edhe lëvizshmëri
9 300 Dehje dhe dobësi në këmbë
12 400 Dehje e qartë, anestezi, koma
Mbi 400 Vdekje

Thënia se alkooli është drogë depresante përdoret shpesh. Në fakt ai është pranuar në të gjitha kulturat si një toksikant i ligjshëm. Përqendrimi i tij ndryshon nga 4-6 për qind te birra, në 50 për qind, në pijet e forta. Pavarësisht nga kjo, e rëndësishme është sasia që shkon në gjak. Alkooli vepron te njerëzit në mënyra të ndryshme, në varësi të personalitetit dhe trashëgimisë.

Në veçanti mendohet se alkooli e rrit reagueshmërinë seksuale të njeriut. Por studiuesit (Briddell, Wilson etj.) kanë provuar të kundërtën. Në doza të mëdha alkooli çrregullon atë që quhet koordinimi motor, të menduarit dhe perceptimin. Ndaj ai ka efekte katastrofike gjatë drejtimit të automjeteve nga persona të alkoolizuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori