LAJMI I FUNDIT:

Degradimi i mëtejshëm i shqipes nga një propozim qeveritar

Degradimi i mëtejshëm i shqipes nga një propozim qeveritar

Së fundmi, qeveria Rama miratoi dhe i përcolli Kuvendit një projektligj që eliminon më tej kushtin e ”njohurisë së gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë” për një kategori personash të huaj që marrin shtetësinë shqiptare. Dokumentet shoqëruese të projektligjit nuk japin asnjë shpjegim për këtë ndryshim specifik. Ministri i Brendshëm dhe propaganda qeveritare e kanë prezantuar projektligjin si lehtësim të kushteve të talenteve sportive të huaja që përmes shtetësisë “do të gjallërojnë jetën sportive e do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare”.

Kjo e fundit duhet të debatohet nëse është udha e dëshiruar, e dobishme apo edhe më e përshtatshme për të fituar medalje olimpike. Por, amendimi i mësipërm nuk është në kategorinë e rasteve të veçanta, ku “ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit” (neni 9), por vlen për rastet e përgjithshme (neni 8).

Kategoria e të huajve që marrin pasaportën tonë sipas këtij amendamenti përfshin prindërit e të miturve të huaj kur këta të fundit tashmë kanë përftuar shtetësinë shqiptare; nuk është e qartë pse të tërë këta prindër, të cilët me mesatare demografike në përgjithësi do të jenë në moshë të mesme, nuk do të kenë nevojë të mësojnë shqipen dhe as të dinë se kush ishte Skënderbeu dhe Ismail Q. Vlora.


Ndoshta mund të ishin bërë përjashtime për raste individuale pamundësie. Por, qeveria me këtë ligj ka dashur një përjashtim toptan. Dikush që mund të mendojë se kategoria më lart është e vogël në numër dhe do mbetet pa qeder, duhet të mësojë se ligji për shtetësinë përjashton tashmë nga kushti i njohjes së gjuhës e historisë, por nga kushte ligjore të mëtejshme kategori të tjera qytetarësh të huaj. Ligji për shtetësinë është miratuar dy herë në Kuvend nga mazhoranca rilindiste dhe opozita jeniçere në vitin 2020. Herën e dytë mbasi presidenti Ilir Meta e ktheu për rishqyrtim, sepse e gjeti në mospërputhje me Kushtetutën e disa konventa ndërkombëtare. Problemet e këtij ligji meritojnë një shtjellim të detajuar më vete. Por, me amendimet e radhës, qeveria do që të shtojë problemet që ky ligj sjell për vendin. Fillimisht duke mohuar pjesërisht gjuhën shqipe që ka qenë kordoni identitar kryesor, në mos i vetmi i popullit shqiptar në shekuj; dhe, që u bë baza e formimit të ndërgjegjes kombëtare në shekullin XIX dhe që prandaj duhet të mësohet nga gjithë ata të huaj që duan të bëhen shqiptarë.

Pastaj duke mundësuar që shtetësia të blihej me para në dorë përmes një PPP-je edhe nga “derri e dosa” (të më falin ata që nuk e shohin kontekstin e ri) d.m.th. nga njerëz me probleme që nuk duan të lidhin jetën me Shqipërinë dhe as me kulturën shqiptare, por vetëm të përdorin e të keqpërdorin atributet e shtetit tonë; duke udhëtuar lirshëm në Evropë. E, ndërkohë që “pasaportat e arta” janë bllokuar nga Bashkimi Evropian, efektin e tyre mund ta shohim paralel me lejet e punës për “bangladeshasit”. Siç ishte e parashikueshme, këta punëtorë nga Azia punojnë dy-tre muaj këtu e pastaj zhduken për t’u shfaqur në Austri dhe në Evropën e kamur, ku ose kërkojnë azil, ose punojnë në të zezë.

Prandaj, një detyrë e opozitës në këto rrethana është jo vetëm të kundërshtojë “amendamentin antishqip” me argumente e me votë, por edhe të angazhohet se ditën që do të jetë mazhorancë do të fshijë këto devijime nga Fletorja Zyrtare dhe do ta rishqyrtojë tërësisht legjislacionin e shtetësisë.

Në trend

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Kalo në kategori