“Dëftesat e nxënësve”, Inspektorati në Maqedoni kërkon që shkollat t’i kthejnë mjetet
![“Dëftesat e nxënësve”, Inspektorati në Maqedoni kërkon që shkollat t’i kthejnë mjetet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/06/deftesa-780x439.png)
Inspektorati shtetëror i Arsimit ka konfirmuar marrjen e parave nga nxënësit në këmbim të dëftesave në dy shkolla të mesme të vendit. Në raportin e publikuar thuhet se në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë është konstatuar se një pjesë e kujdestarëve të klasave këtë vit kanë mbledhur mjete financiare për plotësimin e dëftesave në formë elektronike, por siç thonë nga Inspektorati, paratë janë dhënë në bazë të vullnetit të prindërve. Gjithashtu, sipas Inspektoratit, parregullsi janë konstatuar edhe në shkollën e mesme “Mirçe Acev” në Prilep. Në këtë të fundit, një pjesë e kujdestarëve të viteve të katërta kanë mbledhur nga 30 denarë për plotësimin e dëftesave me kompjuter.
“Nga gjendja e konstatuar në përputhje me Ligjin për inspektimin në arsim, shkollave të mesme “Nikolla Shtejn” në Tetovë dhe “Mirçe Acev” në Prilep u sugjerohet që mjetet financiare të mbledhura për plotësimin e dëftesave t’ua kthejnë nxënësve, dhe të njoftohet Inspektorati shtetëror i arsimit”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
Inspektorati shtetëror i Arsimit ka kryer inspektime edhe në dy shkolla tjera të mesme, gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup dhe shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë. Në këto dy shkolla, nuk janë konstatuar shkelje. Raporti i inspektoratit mbështetet në deklaratat e dhëna gojarisht dhe më shkrim nga nxënësit, kujdestarët e klasave, drejtorët dhe këshillat e prindërve.
“Në shkollat e mesme “Zef Lush Marku” Shkup dhe “8 Shtatori” Tetovë asnjë nxënës nuk është ankuar se i janë kërkuar para për dëftesat. Gjithashtu, edhe drejtorët dhe kujdestarët e klasave deklarojnë se për vitin shkollor 2020/21, nuk kanë kërkuar dhe nuk kanë pranuar mjete financiare nga ana e nxënësve, për plotësimin elektronik të dëftesave dhe diplomave”, shprehen nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
Inspektimet në shkolla erdhën pas ankesave nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, sipas të cilëve nxënësit janë detyruar të paguajnë shuma të ndryshme parash për plotësimin e dëftesave me kompjuter.
Për këtë problematikë ka reaguar edhe Avokati i Popullit i cili ka konstatuar se edhe këtë vit vazhdon praktika e disa shkollave të kërkojnë para nga nxënësit për dhënien e dëftesave./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-konfiskim1-780x439.jpg)
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-prishtine-780x439.jpg)
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![A do të ketë marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama përgjigjet nga Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-madrid-780x439.jpg)
A do të ketë marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama përgjigjet nga Madridi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti