Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar sot pas incidentit të ndodhur gjatë manifestimit të maturantëve në Mitrovicën e Veriut, duke sqaruar se aktiviteti kishte qenë i paralajmëruar dhe i organizuar në përputhje me ligjin, por se disa pjesëmarrës kanë keqpërdorur këtë ngjarje festive për qëllime provokative dhe politike.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Sveçla theksoi se të gjithë qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e organizimit dhe të manifestimit në hapësira publike, përfshirë edhe aktivitete të karakterit festiv, siç ishte defilimi i maturantëve të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ai bëri të ditur se manifestimi ishte njoftuar paraprakisht në organet e rendit dhe për këtë arsye Policia e Kosovës kishte ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e tij.
“Pas njoftimit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha hapat që sigurojnë mbarëvajtje të plotë të këtij manifestimi”, u shpreh Sveçla, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, sipas Sveçles, gjatë aktivitetit, disa pjesëmarrës kanë tentuar të provokojnë me simbole nacionaliste dhe thirrje shoviniste, përfshirë sloganin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe përdorimin e simbolit të tre gishtave – një gjest që në kontekstin e Kosovës përkujton periudha të dhimbshme të historisë, përfshirë spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga regjimi serb gjatë luftës.
Sveçla idënoi këto veprime, duke i cilësuar si akte që minojnë frymën e bashkëjetesës dhe përpiqen të destabilizojnë situatën e sigurisë në vend.
“Simbolet dhe thirrjet e tilla jo vetëm që përkujtojnë spastrimin etnik dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë, por manifestojnë edhe pretendimet që ky shtet ka ndaj Republikës sonë,” theksoi ai.
Në këtë kontekst, Sveçla vlerësoi reagimin profesional të Policisë së Kosovës, e cila ka ndërhyrë në kohë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të mbajtur rendin dhe sigurinë publike.
“Policia e Kosovës në mënyrë profesionale ka ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të evitimit të përshkallëzimit të mëtutjeshëm,” deklaroi ministri.
Ai rikujtoi se Kosova si shtet demokratik garanton të gjitha të drejtat qytetare, por nuk do të lejojë që këto vlera të përdoren për të nxitur tensione dhe për të promovuar ideologji që burojnë nga, siç tha ai, “regjimi autokrat e prorus i Vuçiqit”.
Në përmbyllje të deklaratës së tij, Sveçla iu drejtua qytetarëve të Kosovës me një thirrje për maturi dhe mosrënien në provokime të ngjashme, duke paralajmëruar përpjekjet e Beogradit zyrtar dhe të individëve si Milan Radoiçiq, që sipas tij, synojnë eskalimin dhe destabilizimin e situatës në Kosovë.
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim të mos bien në provokime të ngjashme, si dhe apeloj të mos instrumentalizohen nga Beogradi zyrtar dhe kryekrimineli Radoiçiq që duan eskalim dhe destabilizim të situatës në Kosovë”, përfundoi ministri Sveçla.
Ndryshe, Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar të bërë publik nga Stacioni Policor në Mitrovicë të Veriut, ka hedhur poshtë disa raportime në media dhe rrjete sociale, të cilat e paraqisnin një aktivitet të zhvilluar në qytet si “protestë” apo “eskalim të situatës”. Sipas autoriteteve policore, këto informacione janë të pasakta dhe nuk reflektojnë realitetin në terren.
Në deklaratën e saj, Policia ka sqaruar se aktiviteti që ka ngjallur shqetësime dhe keqkuptime në publik, nuk kishte aspak karakter protestues apo destabilizues.
Policia thotë se bëhej fjalë thjesht për defilimin tradicional të maturantëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, një ngjarje festive që organizohet çdo vit me rastin e përfundimit të shkollës së mesme. Ky aktivitet, siç theksohet në njoftim, ishte paralajmëruar paraprakisht nga vetë nxënësit pranë Policisë së Kosovës, e cila kishte marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen dhe sigurinë e tij.
“Policia e Kosovës është përkujdesur për mbarëvajtjen dhe kujdesin për këtë aktivitet, i cili ka përfunduar qetë dhe pa ndonjë problem”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Gjatë këtij defilimi festiv janë raportuar disa provokime të vogla, por, sipas policisë, reagimi i shpejtë dhe i matur i njësive policore ka bërë që situata të mos dalë jashtë kontrollit.
Sipas Policisë, me ndërhyrjen e saj, është arritur të parandalohet çdo mundësi përshkallëzimi dhe festa ka vazhduar pa probleme të mëtejshme.
“Gjatë festimit të maturës kanë ndodhur disa provokime dhe, me qëllim evitimin e ndonjë përshkallëzimi, Policia ka reaguar. Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën e tyre pa pasur nevojë për reagim shtesë”, theksohet më tej në deklaratë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit në Bruksel

Nga Anglia në Tropojë me vrap për 40 ditë, shqiptari: Kam shpenzuar 130 mijë funte

Emigrantët që do të sillen në Kosovë, planifikohet të paguhen 120 euro në muaj

Shala: Rugova nuk ishte frikacak, rezistenca paqësore e tij delegjitimoi narracionin e Serbisë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Izraeli po përgatitet ta godasë Iranin - manovër politike apo luftë e gjithanshme?

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?

Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Klubi i njohur italian vihet pas Edon Zhegrovës – sulmuesi anësor mbetet në radarin e Serie A

I mbijetuar i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi - shihet me dëmtime të lehta në fytyrë dhe duke çaluar