LAJMI I FUNDIT:

Deficiti tregtar ndërmjet BE-së dhe Koresë së Jugut arrin në dy miliardë euro

Deficiti tregtar ndërmjet BE-së dhe Koresë së Jugut arrin në dy miliardë euro

Koreja e Jugut ishte partneri i tetë më i madh i BE-së për importet dhe eksportet gjatë vitit 2018, apo 3 për qind e importeve jashtë BE-së.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, nga viti 2008 deri në vitin 2012, BE-ja pati një deficit tregtar [importi më i madh se eksporti]. Ky deficit tregtar në vitin 2013 u shndërrua në suficit, por përsëri në vitin 2017 në një deficit. Në vitin 2018 deficiti arriti në dy miliardë euro.


Eksportet e BE-së në Korenë e Jugut dominoheshin nga makineritë dhe automjetet, kimikatet dhe mallrat e tjerë, të cilat së bashku përbënin 85 për qind të eksporteve të BE-së në Korenë e Jugut. Këto kategori dominonin importet duke përbërë 95 për qind të importeve evropiane nga Koreja e Jugut.

Në një nivel më të detajuar, makinat dhe automjetet motorike ishin si produkti më i eksportuar i BE-së në Korenë e Jugut dhe produkti më i importuar nga Koreja e Jugut.

Midis shteteve anëtare të BE-së, gjatë vitit 2018, Gjermania ishte importuesi më i madh i mallrave nga Koreja e Jugut me vlerë prej 9 miliardë eurosh dhe gjithashtu eksportuesi më i madh në Korenë e Jugut në vlerë prej 18 miliardë eurosh. /Telegrafi/