Defekt në gypin e ujësjellësit, gjashtë fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë


KRU "Gjakova" ka njoftuar se disa fshatra në Gjakovë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm si pasojë e një defekti të paraqitur në gypin F300.
Sipas njoftimit, pa ujë kanë mbetur fshatrat Ujzë, Rogovë, Pnish, Romajë, Dedaj dhe Lubisht.
Ekipet e mirëmbajtjës kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit.
Nga KRU "Gjakova" bëhet e ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas orës 16:00, sapo të përfundojnë punimet për riparimin e gypit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































