LAJMI I FUNDIT:

Dedaj reagon pas aktakuzës: Pushteti po keqpërdoret duke përndjekur kundërshtarët politik

Dedaj reagon pas aktakuzës: Pushteti po keqpërdoret duke përndjekur kundërshtarët politik

Ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër tij për kërcënim ndaj presidentes, Vjosa Osmani.

Në përgjigje të akuzave, Dedaj ka reaguar ashpër, duke i quajtur ato një shfrytëzim të detyrës për qëllime të përndjekjes politike.


“Përdorimi i pushtetit gjyqësor për qëllime politike është një krim!” ka shkruar Dedaj në Facebook.

Ai ka shprehur vendosmërinë kundër asaj që ai e konsideron si një veprim stalinisto-bolshevik që bazohet në diskriminim dhe përndjekje politike.

Ngritet aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt, kanosi Presidenten me kanun pas shkarkimit si ambasador në Maqedoni
Lexo po ashtu Ngritet aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt, kanosi Presidenten me kanun pas shkarkimit si ambasador në Maqedoni

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se “Më 20 tetor 2023, Prokuroria Themelore ka vepruar zyrtarisht kundër Gj.D., duke e akuzuar për veprën penale të ‘Kanosjes’ sipas neni 181, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.”

Dedaj, i cili e kishte cilësuar shkarkimin e tij si hakmarrje politike, kishte përmendur edhe Kodin Kanunor të Lekë Dukagjinit në mbrojtje të vetë, duke theksuar anësinë e tij ndaj ligjit dhe trashëgimisë shqiptare.

Ai shprehet se ndjehet i kërcënuar nga “Klani i Osmanit”, duke iu referuar presidentes dhe rrethit të saj politik, dhe i ka adresuar këto shqetësime publikisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori