LAJMI I FUNDIT:

Dedaj: Mbi 80 për qind e automjeteve në Kosovë janë më të vjetra se 17 vite (Video)

Dedaj: Mbi 80 për qind e automjeteve në Kosovë janë më të vjetra se 17 vite (Video)

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka thënë se në Kosovë, mbi 80 për qind e automjeteve janë më të vjetra se 17 vite.

Dedaj në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, thotë se vendi ynë nuk ka hartë të komunikacionit që tregon rrezikshmërinë e rrugëve.


“Në Kosovë mbi 80 për qind e automjeteve janë më të vjetra se 17 vite, që do të thotë se tregu ynë me automjete është totalisht i amortizuar. Kur them mbi 17 vjet, i bie edhe që ato automjete nuk janë për qarkullim”, ka thënë Dedaj.

Ai tregon se nuk është bërë asgjë në freskimin e tregut të automjeteve.

“Shteti i jonë nuk ka bërë asgjë në freskimin e tregut me automjete të reja dhe bërjen e një sigurie më të madhe për qytetarët. Nuk është bërë asnjë analizë teknike që të analizohen këto detaje dhe për këtë kemi ardhur në këtë gjendje. Qeveria do të kishte bërë më tepër nëse i shikon shtetet e tjera që janë për rreth se si bëhet importi i automjeteve”, thotë ai.

Dedaj thotë se Kosova nuk ka hartë të komunikacionit që tregon se ku ka rrezikshmëri.

“Kosova nuk ka hartë të komunikacionit që tregon se ku ka rrezikshmëri të komunikacionit dhe që i përcakton pikat e zeza. Kjo pikë formohet përmes projekteve të panalizuara nga aspekti i sigurisë rrugore. Elementi kryesor që shkakton aksidente në komunikacion është elementi i frenimit dhe ndriçimit me mbi 60 për qind të faktorit që shkaktojnë aksidente”, thotë Dedaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori