LAJMI I FUNDIT:

Debuton Toyota GR Supra (Video)

Debuton Toyota GR Supra (Video)

Pritjes së gjatë, pas shumë kohe i erdhi fundi

Ka debutuar Toyota Supra e parë, pas 21 vitesh, transmeton Telegrafi. Pas një pritje shumë të gjatë, është shfaqur në Detroit Auto Show, Toyota Supra 2020 apo modeli GR Supra, që pritet të ndryshojë shumë industrinë e makinave sportive.

I inspiruar nga koncepti FT-1, kjo veturë do të del në shitje gjatë verës, në tri versione të ndryshme. Gjenerata pesë e Supra, sipas prodhuesit japonez, ka kombinuar shumë pjesë të paraardhësve, që janë prodhuar nga 1993 deri më 2002.

Nën kapak e ka motorin me 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta arrijë për 1.4 sekondave, teksa shpejtësinë maksimale e ka të bllokuar në 250 kilometra në orë.

Deri më tani, e kemi parë gjatë testimit, si dhe të prezantuar nën shtresën për kamuflazh, teksa tani mund të shihet nga afër në panairin e Detroitit, ku ishte planifikuar të paraqitej. /Telegrafi/