Gjilani ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Prishtinës së Re, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte e qetë më të dyja ekipet që luftën e zhvillonin kryesisht me duele në fushë, por pa rrezikuar seriozisht portat.


Me fillimin e pjesës së dytë Gjilani filloi të tregohej më i rrezikshëm dhe në fund ia dolën që të sigurojnë tri pikë.

Goli i fitores për mysafirët erdhi në minutën e 82-të ku arritën të realizojnë për 1-0 që në fund ishte epilogu përfundimtar i këtij takimi.

Me këtë triumf, Debatik Curri e nis me këmbë të mbarë aventurën te Gjilani pasi zëvendësoi në stol Ardian Nuhiun.

Pas kësaj fitore, Gjilani shkon në kuotën e dhjetë pikëve dhe mban pozitën e shtatë në tabelë, teksa Prishtina e Re pozicionohet në fund të tabelës me shtatë sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app