LAJMI I FUNDIT:

Debati si vazhdim i politikës me mjete të tjera

Debati si vazhdim i politikës me mjete të tjera
22 Nov 2014, Kosovo --- Nov. 22, 2014 - Prishtina, Kosovo - Kosovo's independent political analyst Fadil Lepaja, sitting next to his home library in Pristina, Kosovo's capital city. Lepaja, is one of most active public figures in political and social opinions and analyst in the country's level, his main field of interest depict the national traditional policy making analysis, as well as international relations. (Credit Image: © Vedat Xhymshiti/ZUMA Wire) --- Image by © Vedat Xhymshiti/ZUMA Press/Corbis

A kuptuam! Konstatimi është gjenial. Tipik, a(m)kademik. Pra, ekzistojmë “ne” edhe ”ata”! Pastaj pasojnë pyetje për emocionet: A duhemi? Nuk duhemi! A urrehemi? Ende jo…! Natyrisht se do të urrehemi, sepse “ne” jemi “ne”, ndërsa ata janë “ata”.

Ne duam ta dërgojmë Kosovën andej, ndërsa ata në anën tjetër! Ne kah praron, ata kah lind dielli! Pra, duket si një debat mbi rrugë e diellit. Edhe pse perëndimi i Amerikës është Kina! Perëndimi i Kosovës është Shqipëria. Ndërsa, lindja e Amerikës është Evropa. Dielli sillet rreth boshtit të vet, pastaj Toka sillet rreth Diellit… apo ishte ndryshe ? Nuk e zgjidhi inkuizicioni këtë dilemë? Pastaj, arabët për të cilët thuhet se ishin astronomët më të mirë dikur, prapë e kanë vu në dyshim rrugën e diellit…!

Ec e mos u pajto 100 për qind. Nëse nuk pajtohesh, je me “ata”. E thjeshtë, sikur se është vet situata jonë politike dhe e sigurisë, pra sikur vet politika e mëhallës në këtë vend të vogël, me ëndrra të mëdha.

“Ani çka”, u thoshte dikur deputeti Sheshel armiqve të tij në Çarlamentin serb, “a mos e keni shtëpinë pranë rrugës”? I çarmatoste. Askush nuk dinte çka të thoshte pas tij. Është faktor ai që e ka shtëpinë pranë rrugës. Ai e dikton debatin. A nuk e kemi ne shtëpinë pranë rrugës? Të gjithë ne. Të jetosh pranë rrugës së naftës, gazit, ideve, mallrave dhe pastaj krejt rreshtohen për të kaluar urën e Stambollit e cila luhatet merramendshëm mbi brigjet e dy kontinenteve.

Pastaj vjen pyetja njëmilionëshe: Ku po mendoni me e çua Kosovën? E morën Kosovën me vete dhe e çuan në “Sham”? Apo nuk e morën? Nuk e morën! Shkuan dhjetëra të rinj për të luftuar për ide, të cilat a(m)kademikët tanë nuk arritën t’i argumentojnë si të gabuara, sepse, në fund të fundit kishin një sponsor të përbashkët me “ata” dhe kjo ishte (para)politika. Atje i dërgoi (para)politika.

Kështu shkuan dhjetëra idealisët në Spanjë, për të ndërtuar pastaj një sistem i cili doli të jetë po aq kriminal se vet fashizmi.

Personalisht botën nuk e shoh të ndarë ashtu. Në botën time, në Kosovën time, ka edhe nga këta e edhe nga ata, edhe nga ata të tjerët. Ka që mendojnë, ka që nuk mendojnë. Ka që nuk lexojnë, por ka që edhe lexojnë. Shpesh më konfuzë janë ata që lexojnë se ata që nuk lexojnë. Mesjeta dhe postmoderna flenë në një shtrat. Aq e kanë shpërfytyruar njëra -tjetrën sa nuk e njohin veten kur shihen në pasqyre. Nuk po e njohim as veten kur po lexojmë për veten në raporte ndërkombëtare.

Nëpër rrjeta globale, nëna analfabete i tregon djalit që kryen doktoratë në Amerikë për pulën e kuqe e cila ka bërë vezë me dy “gogëluqe” dhe krejt kjo ndodë në një fshat të humbur të Kosovës, të harruar nën autostradën e kombit. Edhe me djalin tjetër nëna bisedon me rrjet dhe e viziton shumë rrallë, sepse ai jeton në anën tjetër të autostradës. Ajo nuk e kalon dot këmbë… autostradën!

Nejse, të kthehemi te ideologjia. Pushtetarët e pasluftës, në emër të Perëndimit, në emër të lirisë, në emër të demokracisë, e shëmtuan këtë vend për një kohë të gjatë duke ndërtuar institucione të korruptuara, duke keqpërdorur buxhetin e qytetarëve, duke ndërtuar një model i cili nuk e kënaq askënd. Ka edhe të atillë që këtë krim në pushtet, këtë injorancë, degradim moral, menduan se munden me e luftua duke u vënë në shërbim të ideologjive mesjetare, që të na hipin mbi deve dhe të mos lejojnë asnjë argëtim. Dhe, për këtë e shfrytëzuan teknologjinë më bashkëkohore të Perëndimit dhe thanë se këtë kaos mundet veç Zoti me e rregullua. Veç Ai e ka dhuntinë me krijua rregull nga kaosi, mendojnë ata. Në njeriun nuk besojnë. Nuk besojnë në vullnetin e tij politik, sepse askënd rreth vetes nuk e shohin me vullnet politik. Krejt janë në shërbim. Askush nuk prodhon asgjë. Krejt jetojnë nga shteti, nga politika.

Pra, debati ka filluar. Ka filluar si vazhdim i politikës me mjete të tjera. Jemi ne, janë edhe ata. Legjenda urbane thotë se në një takim rasti, një komandant lufte dhe një a(m)kademik, debatues i famshëm, i cili njihet më shumë për librat e vet debatues me të cilët i rrënonte kundërshtarët e regjimit qendror komunist, e patën një debat të shkurtër po të rreptë në mes vete.

Pra, “unë i kam shkruar 30 libra”, flitet se i ka thënë akademiku djaloshit të ri që sapo ishte kthyer nga lufta. Amkademiku i të gjitha regjimeve, komuniste edhe antikomuniste, përplot ego po priste që ky djalosh të rrënohej nga pesha e autoritetit të tij. Por, komandanti i cili pa kurrfarë kompleksi pas lufte e kishte regjistruar fakultetin dhe shkonte rregullisht në ligjërata, dhe ulej në bankën e fundit (për të kopjuar më lehtë, si thoshte ai) nuk ndihej inferior aspak ndaj a(m)kademikut grindavec.

“Nuk e kam lexuar asnjë nga ato”, flitet se i është përgjigjur komandanti, i (vetë)kënaqur deri në kulm me sensin e vet për humor, por edhe me fuqinë e tij. Përcjellësit e tij të qethur shkurt po gajaseshin dhe po e admironin heroin e luftës, i cili pa dyshim se ishte I tillë.

Këto ditë, një debat tjetër filloi dhe u fitua shpejt prej një a(m)kademiku tjetër, drejtuar komandantëve të Facebook-ut, islamistëve, të cilëve u drejtohet me pyetje në të cilat vështirë se pritet të marrë ndonjë përgjigje serioze. Ndoshta pikërisht për mungesë adrese apo ndoshta për nga (jo)serioziteti i debatit.

Pastaj nga vet teksti kuptohet se ky mund edhe të merret si një debat në mes të “mirëve” dhe të “këqijve”. Maksimalisht serioz ishte një gazetar i cili menjëherë e shpalli të fituar debatin dhe i ngriti dorën lartë a(m)kademikut dhe e shpalli fitues. Me këto të dhëna në CV është tepër e vështirë të besohet se i njëjti nuk do të zgjidhet kryetar i ASHAK-ut në mandatin e ardhshëm. I qiti fare “ata”, kushdo që të jenë, apo çfarëdo që të mendojnë ata për veten e tyre. “Ata” nuk ekzistojnë më. Mund të jenë me mijëra, që shajnë në Facebook, por ani çka? Islamistët kaq e patën. Edhe ata që kishin dilema, më nuk kanë.

Me pak fjalë, “ata” duhet të përmirësohen. Duhet diferencim ideopolitik! Duhet riedukim! Duhet…?! Revolucion kulturor ndoshta? Kështu mbase deshi të thoshte debutuesi?

Pra, duhet filluar nga familja. Aty duhet insistuar që të mohojnë fëmijët e tyre, të cilët ikën nga Parajsa jonë dhe shkuan në Ferr! Përndryshe, vetëm kështu mund të fitohet lufta jonë e shenjtë, kundër luftës së tyre të shenjtë.

As mos e mendoni. Krimi në pushtet, nuk e mund dot ekstremizmin. Raporti i tyre është simbiotik.

Krejt ky debat i filluar në nivel a(m)akademik, mund edhe të ngjajë me një masturbim publik, ku në vend të spermës derdhen fjalë, por e mira është se nuk ka mbarsim kolektiv. Ata nuk po na lexojnë…! Ata e lexojnë vetëm një libër, apo ndoshta edhe njëmijë libra që flasin për atë libër.

Një deputet shqiptar, analfabet, për t’u dukur i ditur e paska hapur gazetën para votuesve të tij, për të menduar ata se përfaqësuesi i tyre është i mençur. As që e kishte hetuar se e ka kthyer gazetën mbrapsht. Kur i thanë ktheje mbarë or burrë, se nuk lexohet ashtu gazeta, ai vetëm paska buzëqeshur. “Është çka është të lexohet gazeta mbrapsht, se mbarë e lexojnë të gjithë…”!

Krejt kjo ka ndodhur në kohë të krajlit , të Serbisë, e ju as mendja mos të ju shkoëj se po flas për politikanët dhe deputetët e sotëm. Këta mund të jenë edhe analfabetë, por janë me diplomë…

E vutë re se nuk i vura pikë debatit? Këtij debati askush nuk i vë dot pikë. Nëse ne nuk e pranojmë se ata janë ndryshe, ne që jemi demokrat, si do të kuptojnë ata që mendojnë se të gjithë duhet të jenë njësoj?


Në trend

Më shumë
“Hija” e Zelenskyt, kush është shoku i fëmijërisë që e ruajti edhe në Tiranë

“Hija” e Zelenskyt, kush është shoku i fëmijërisë që e ruajti edhe në Tiranë

Lajme
I arrestuar në Serbi, Hasan Dakaj në gjendje të rëndë shëndetësore

I arrestuar në Serbi, Hasan Dakaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Lajme
Zelensky sfidoi masat e sigurisë në Tiranë, përshkon në këmbë një pjesë të kryeqytetit shqiptar

Zelensky sfidoi masat e sigurisë në Tiranë, përshkon në këmbë një pjesë të kryeqytetit shqiptar

Lajme
Skema jashtëzakonisht e thjeshtë me të cilën rumuni vidhte vetura në Bukuresht - askujt nuk i ra ndërmend t'ia bënte pyetjen kryesore

Skema jashtëzakonisht e thjeshtë me të cilën rumuni vidhte vetura në Bukuresht - askujt nuk i ra ndërmend t'ia bënte pyetjen kryesore

Rumania
“Mesazhi ishte i qartë, lufta është afër”, ekspertët komentojnë samitin 'Ukraina – Evropa Juglindore': Nuk u mbajt rastësisht në Tiranë

“Mesazhi ishte i qartë, lufta është afër”, ekspertët komentojnë samitin 'Ukraina – Evropa Juglindore': Nuk u mbajt rastësisht në Tiranë

Siguri
Nuk ka bindur me paraqitjet e tij, Ancelotti i thotë 20-vjeçarit të largohet nga Real Madridi

Nuk ka bindur me paraqitjet e tij, Ancelotti i thotë 20-vjeçarit të largohet nga Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori