LAJMI I FUNDIT:

Debati për vaksinën Astra Zeneca, ministri Vitia vaksinohet sot

Debati për vaksinën Astra Zeneca, ministri Vitia vaksinohet sot

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Vitia, pas vaksinimit do të mbajë edhe një konferencë për media.


MSH, nuk ka dhënë detaje nëse ministri do të vaksinohet me Pfizer apo AstraZeneca.

Të martën është raportuar se vaksina anti-COVID “Pfizer” po shpërndahet vetëm te rastet që po marrin dozën e dytë të vaksinës, dhe për këtë disa qytetarë kanë refuzuar marrjen e vaksinës Astra Zeneca, duke mos u vaksinuar fare.

Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për Telegrafin, se në qendrat e vaksinimit janë duke u dhënë të dyja vaksinat, pasi sipas tyre ka doza të mjaftueshme.

“Në Kosovë ka doza të mjaftueshme të dy llojeve të vaksinave kundër COVID-19. Janë duke u dhënë edhe njëra edhe vaksina tjetër. Ministria e Shëndetësisë kërkon që të mos stigmatizohet asnjëherë prej vaksinave, sepse Kosova është një nga vendet e rralla në rajon që përdor vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), prandaj inkurajohen qytetarët që të vaksinohen me cilëndo vaksinë kundër COVID-19, që ju ofrohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por më vonë, MSh, në një përgjigje për RTVD thekson se vaksinat AstraZeneca janë të vetmet që janë në dispozicion për qytetarët, që marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Sipas tyre, në stok ka edhe vaksina të kompanisë Pfizer, por që të njëjtat mund t’i marrin vetëm ata persona që edhe dozën e parë e kishin marrë të këtij lloji.

Dje në Kuvend pati përplasje mes ministrit Vitia dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për skandencën e vaksinave Astra Zeneca, që kishin ardhur donacion nga Norvegjia.

Haxhiu ka kërkuar sqarime nga Vitia se përse e kishte pranuar donacionin nga Norvegjia, kur ishte në dijeni se afati i këtyre vaksinave ishte deri në qershor dhe korrik.

Pas kësaj, është kundërpërgjigjur ministri i Shëndetëisë, Arben Vitia.

Vitia tha se çdo thirrje e qytetarëve për hezitimin është abuzim me detyrën që e kanë.

“E pandershme, e paprecedan edhe abuzim absolut me pozitën që kanë disa nga kolegët tonë me qëndrimet karshi vaksinimit në Kosovë. Te gjitha vaksinat janë të sigurta, qytetarë të nderuar, vaksinat nuk e kanë asnjë efekt anësor. Vaksinohu se është për të mirën tuaj dhe qytetarëve tuaj”, tha Vitia.

Tutje theksoi se nga të gjitha vaksinat që janë në Kosovë, ska pasur asnjëherë efekte anësore të askush./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori