LAJMI I FUNDIT:

Debati për RTVM-në: Depolitizimi i Këshillit programor të RTVM-së, parakusht për pavarësimin e shërbimit publik

Debati për RTVM-në: Depolitizimi i Këshillit programor të RTVM-së, parakusht për pavarësimin e shërbimit publik

“Depolitizimi i Këshillit programor të RTVM-së, parakusht për pavarësimin e shërbimit publik”, ishte thelbi i debatit të sotëm nën organizimin e Institutit për media e Maqedonisë (IMM) si dhe Institutit për studime bashkëkohore, sociale dhe politike.

Në këtë konferencë morën pjesë Kryetarja e këshillit programor të RTVM-së, Snezhana Klinçarova, anëtarja e Këshillit programor të RTV Sllovenisë, Brankica Petkoviq si dhe ish kryetarja e trupit rregullator kroat si dhe ish drejtore dhe redaktore e Radiotelevizionit kroat, Mirjana Rakiq.

Aty u debatua mbi problemin qendror se si të depolitizohet Këshilli Programor i RTVM-së, përkatësisht të transformohet në një organ të pavarur përmes reformimit të legjislacionit.


Sipas debatuesve, jo shteti, por qytetarët ta financojnë servisin publik radiodifuziv, ndërsa ajo të sigurojë informacione të sakta dhe të vërteta në interes të gjithëve pa ndonjë ndikim, më së paku politik.

“Këshilli programor në vend që të mbrojë integritetin e RTVM-së, e kundërta e kompetencave të përcaktuar në Ligjin mbi shërbimet e medias audio dhe audiovizuele, kthehet në një organ që konfirmon dhe formalizon vendimet e partive në pushtet, në mënyrë që ato të bëhen vendime të brendshme të shërbimit publik”, tha organizatorja e kësaj konference Liljana Mitevska.

Ajo gjithashtu bëri një analizë mbi madhësinë, përbërjen dhe mandatin e këshillit të RTVM-së, atij kroat dhe të RTV të Sllovenisë.

Ndërkaq, Brankica Petkoviq tha se është trend negativ që RTVM të financohet nga buxheti i shtetit.
“Jotransparenca nuk vjen parasysh. Unë nuk do ulesha në seancë nëse për të nuk janë njoftuar të gjithë, duke përfshirë edhe opinionin. Në Këshill jemi vetëm përkohësisht, por që t’i mbrojmë standardet më të larta të themelimit dhe punës programore”, tha mes të tjerash Petkoviq.

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në zhvillimin dhe zbatimin e reformave mediatike në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori