Në një debat të shëmtuar presidencial, një nga pak gjërat për të cilën ranë dakord Donald Trump dhe Joe Biden ishte Kina.

Të dy e kritikuan njëri-tjetrin se kanë qenë shumë të butë ndaj Pekinit, raporton CNN.


Trump akuzoi Bidenin se ishte kapur nga Kina gjatë kohës sa ishte nënpresident gjersa Bideni e goditi Trumpin duke thënë se "çfarë pune të shkëlqyeshme" ka bërë presidenti kinez, Xi Jinping në fillim të pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

1 258  1

Por, derisa Pekini nuk do të ishte fare temë e zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara, ky konsensus i rrallë përfaqëson një tendosje në rritje anti-Kinë në Uashington.

Për dekada, Pekini ka kritikuar demokracinë e stilit amerikan, duke zbuluar të meta (shumë reale) në sistemin amerikan, si justifikim për autoritarizmin kinez.

Megjithatë, kushdo që justifikon reformat ose liberalizimin e Kinës është i detyruar të përgjigjet në dështimin e SHBA-ve.

Ndryshe, mediat amerikane kanë raportuar se debatin e parë televiziv e ka fituar demokrati, Joe Biden. /Telegrafi/